Në Komisonin e Ekonomisë deputeti i PS Erion Braçe tha se tregu i sigurimeve ka mungesë konkurrence dhe se kompanitë kanë bërë një marrëveshje të jashtëligjshme duke fiksuar çmimet dhe shërbimet në kurriz të qytetarëve. Kjo sipas tij është e pranuar edhe nga vetë institucionet si AMF apo Autoriteti i Konkurrencës që bëjnë ping-pong me kompetencat e tyre.
"Nuk ndryshon asnjë gjë në këtë treg në harkun e këtyre viteve, të njëjtët operator, të njëjtat tarifa dhe të njëjtat probleme dhe barriera. Barriera kryesore në atë treg vjen nga operatorët, është ajo që kemi diskutuar këtu dhe ju e hodhët topin tek Autoriteti i Konkurrencës, nesër do të vijë Konkurrenca këtu dhe do e kalojë topin tek ju, se është top i nxehtë ai. Ndaj ikin investitorët e huaj, sepse ky treg nuk ka treg të lirë por një marrëveshje të paligjshme që është pranuar nga ju, nga autoriteti i Konkurrencës dhe pastaj edhe nga qytetarët",- tha Braçe.
Po ashtu Braçe kritikoi skemën e re të bonus-malus për sigurimin e makinave, duke thënë se favorizon kompanitë dhe jo qytetarët.
"Aplikimi i sistemit bonus-malus prisja të prishte këtë marrëveshje të paligjshme. 3 vite e shënuar në ligj, 3 vite nuk u bë, se ju la në dorë kompanive zbatimi i bonus malus. Nuk e bëtë as ju, në një marrëveshje shumë të qartë me njëri tjetrin, ndërsa qytetarët vazhdojnë e paguajnë shtrenjtë. Akti që nuk keni nxjerrë nuk është model evropian, modeli italian është me 18 klasa jo me 3. Modeli italian si në bonus dhe në malus është shumë i shpejtë, për një vit pa aksidente ngjitesh një shkallë më lartë, ndërsa për një aksident bie dy më poshtë. Ku përputhet modeli jonë me Italinë, Spanjën apo Finlandën?
Bonusi është nga 0.95-0.98, pra nëse unë sillem mirë nga niveli bazë 1% përsëri përfitimi do të jetë nga 0.95-0.98, kurse të gjithë ato që përmenda bonusin e kanë për stimulim për tu sjellë mirë në rrugë, ndërsa malusin e kanë ndëshkim.
Si mund të ndahet Shqipëria në Berat, Dibër dhe Kukës e gjithë pjesa tjetër pastaj. Unë jam nga Tirana s’kam bërë asnjë dëm, pse duhet të penalizohem unë me këtë? E ku është bonusi këtu, apo të shkoj të bëj pasaportizimin në Berat, Dibër dhe Kukës që të përfitoj? Nuk është normale, dhe është në interes të kompanive.
Unë bonusin e marr se jam deputet jo se sillem unë paguaj 180 mijë lekë, dhe ai gangsteri që ka makinën e bukur merr bonus paguan po 180 mijë lekë. Ja këtu është katandisur tregu",- tha Braçe.
Lajmi kryesor:
Nga 1 janari ndryshon sërish sigurimi i makinës, kush ka bërë aksidente paguan më shumë! AMF: Brenda vitit pr.ligji për kriptomonedhat









