E marta është një ditë makthi për drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët që qarkullojnë përmes aksit rrugor që lidh qytetin e Beratit me Fierin.
Çdo të martë në këtë aks organizohet tregu lëvizës. Shumë tregtarë i shesin produktet e tyre përgjatë këtij aksi, shpesh herë mes pluhurit dhe baltës, duke krijuar kaos në trafik.
Që nga kafshët, pajisjet shtëpiake, e deri tek fruta-perimet shiten në një shesh të improvizuar anë rrugës, por që rëndom përfundon deri në asfalt, duke bllokuar edhe qarkullimin e makinave.
Shitja e produkteve dhe fluksi i madh i qytetarëve, krijon probleme në qarkullimin e mjeteve, duke u bërë jo pak herë dhe burim aksidentesh.
Tregtarët thonë se janë të vetëdijshëm për kushtet e papërshtatshme, por kjo është e vetmja mënyre jetese për ta.
‘’Çfarë të bjëmë ne? Kushtet nuk janë të mira, por ne mundohemi të ushqejmë fëmijët’’, u shpreh një tregtare.
‘’Paguajmë 3 mijë lekë, nuk është normale, por me këtë punë ushqehemi’’, u shpreh një tregtar.
Nga trafiku i rënduar dhe bllokimi i rrugës kanë ndodhur shpesh herë edhe aksidente rrugore.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO