Shkodra është ndër destinacionet më të preferuara për turistët gjatë festave të fundvitit. Me një atmosferë magjike në tregun e krishtlindjeve vendosur në pedonale qyteti ka tërhequr vëmendjen e shumë të huajve.
“-E mrekullueshme, absulutusht e bukur, familjare, mund te dallosh kulturen tek rruget ne qytet, eshte vertete mire, me siguri do rri dy dite dhe eshte vertet kendshem.
- Pushimet shume festive, eshte nje qytet shume I bukur dhe te gjithe jane shume te sjellshem. Ne e duam. Njerezit padyshim duhet te vijne ketu, eshte nje vend i mrekullueshem per te kaluar pushimet dimerore.
-Edhe une mendoj se eshte shume bukur, eshte fantastik, te gjithe jane ketu me familjet e tyre, ne kuptimin qe eshte bere nje pune e mrekullueshme ne organizim”, shprehen turistët.
Qyteti ka fituar zemrat e atyre që e vizitojnë për herë të parë teksa ftojne dhe te tjeret ta vizitojne Shkodren.
“-Shumë bukur, i organizuar, i shndritshëm, dhe shumë i këndshëm. Kjo është hera ime e parë këtu, por në Shqipëri kam qenë dhe herë të tjera. I ftoj të tjerët të vijnë, sepse njerëzit janë shumë të respektuar. Është shumë bukur, ushqimi është i shkëlqyer, ndihesh mirë dhe njerëzit janë të ngrohtë. Është mirë, shumë e sistemuar dhe e organizuar. Ndihemi vërtet mirë!”, thane ata.
Stafi organizator i bashkisë ka përgatitur një kalendar të ngjeshur me aktivitete ku përfshihen si më të vegjlit – të cilët këtë vit do të kenë mes tyre Babagjyshin dhe lodra të shumta – ashtu edhe të rinjtë, që do të shijojnë muzikë çdo mbrëmje në “Shkodra n’Festë”, me këngëtarët më të njohur në vend.
QFAR FESTET BAHET SONTE PA DRITA SHKELQEN SHKODRA ME SONTE DUHET ME VU BENETIN SIPER PEMS SI YLL QE E KENA
PërgjigjuE si nuk u bërë një herë njeri o shkodran 1-shi, se të tjerët mburren tashmë me qytetin e tyre. Dritat mund të ikin dy orë edhe në Londër, por askush nuk urren vendlindjen e vet. E mburrin të huajt, or ti, mi gjirizesh, jo Bëri që e bëri lule !
Ne na e shiten si tregu i Vitit te Ri. Tahs na doli i krishtlindjeve. Jazek ju çofte muslimanve qe shkojne