Tregu valutor/ Fillon sezoni turistik, euro humb edhe më tej vlerën në treg
Monedha e përbashkët e ka nisur javën me rënie në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të këmbimit një euro u këmbye dje me 125.84, me rënie të lehtë prej 0.09 pikë, duke shënuar ditën e tretë me rënie.
Euro
Monedha e përbashkët e ka nisur javën me rënie në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të këmbimit një euro u këmbye dje me 125.84, me rënie të lehtë prej 0.09 pikë, duke shënuar ditën e tretë me rënie.
Megjithatë këmbimi i euros në tregun valutor ka qenë i qëndrueshëm gjatë gjithë javës që lamë pas për shkak të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë në treg. Banka e Shqipërisë kishte paralajmëruar me herët se do të ishte aktive në tregun valutor për të frenuar rënin e euros.
Ndërhyrjet e Bankës në fillim të qershorit, pasi euro zbriti në 124.1 lekë e rritën përkohësisht monedhën e përbashkët deri në 128 lekë brenda pak ditëve, por më pas euro u dobësua sërish si rrjedhojë e ofertës së lartë të valutës. Gjithsesi, ndërhyrjet e vazhdueshme arritën të stabilizonin euron në nivelin e rreth 126 lekëve javën e fundit.
Burime nga tregu argumentojnë se zhvlerësimi i lehtë i euros ka qenë efekt i turistëve. Për shkak edhe të motit të paqëndrueshëm, pjesa më e madhe e turistëve kanë rezervuar pushimet e tyre në javë e parë të korrikut. Ekspertët presin që euro të jetë e dobët për shkak të efekteve sezonale, që lidhen me prurjet e turistëve dhe të emigrantëve.
Edhe dollari amerikan ka qenë i qëndrueshëm në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar u këmbyer me 108.11 lekë, me një rënie të papërfillshme nga fundi i javës së kaluar. Pasi preku nivelet e ulëta të këmbimit, duke kapur kuotën e 104 lekëve, dollari ka filluar që të çmohet, ndikuar edhe nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42%
-
Jo
50%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2160
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Euro ‘zhvlerëson’ edhe eksportet! Prodhimi vendas ‘në vend numëro’
18 Janar, 14:45
-
Transfertat kombëtare në euro u rritën me 30% vitin e kaluar
15 Janar, 15:15
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 20 mijë euro në pelenat e mbesës, në pranga shqiptari klandestin! I sekuestrohet kokainë edhe në makinë, nervozizmi e tradhtoi
8 Janar, 22:36
-
Nuk deklaroi 13 mijë euro në pikën kufitare të Morinës, nis hetimi për 41-vjeçarin nga Kosova
4 Janar, 10:56
-
Pagesa të shpejta dhe me kosto të ulët përmes SEPA, Minxhozi: Sistemi funksional në tetor 2025
2 Janar, 10:14
-
Speciale/ Ekonomia përballë inflacionit e zhvlerësimit të valutave, Banka e Shqipërisë për Report TV: Ndaloni pagesat me euro! S’ka rrezik për krizë tjetër inflacioni (VIDEO)
2 Janar, 09:44
-
2024-a e triumfit të lekut! Valutat më të dobëta se në 2023
31 Dhjetor 2024, 12:08
-
Rama: 400 kotece i transformuam në qendra moderne shëndetësore! Thertorja Kamëz-Milot ishte si film i mesjetës
30 Dhjetor 2024, 13:00
-
PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë
26 Dhjetor 2024, 19:54
-
Transfertat kombëtare në euro u rritën me 33% për 10-mujorin e këtij viti
22 Nëntor 2024, 14:54
-
Shkodër-Mali i Zi, sekuestrohen mbi 2 mln euro cash brenda katër ditëve, dyshohet se vijnë nga aktivitetet e paligjshme! 3 persona në pranga (RASTET)
21 Nëntor 2024, 15:17
-
Thellohet rënia/ Eksportet e mallrave tkurren me 530 mln euro nga janari në tetor!
18 Nëntor 2024, 14:09