Trajneri i Portugalisë i trembet barazimit që Shqipëria i mori Danimarkës brenda në shtëpi duke kërkuar përqendrim dhe vlerësim maksimal nga të tijët për kuqezinjtë në sfidën që do të zhvillohet të hënën në 20:45 në Elbasan.
Para ndeshjes Fernando Santos shprehet se “Pas Francës duhet të përgatisim ndeshjen e radhës me Shqipërinë, e cila është tejet e rëndësishme për ne. Situata në krye të grupit tonë kualifikues është bërë shpërthyese, sepse tri skuadrat i ndan vetëm një pikë.
Ne jemi të parët, por danezët dhe shqiptarët i kemi shumë pranë. Ndeshja e së hënës me shqiptarët merr rëndësi të jashtëzakonshme.
Fitorja na konsolidon në krye, ndërsa çdo rezultat tjetër na kompromenton”deklaron ai. Ndërsa portieri i kombëtares portugeze, Rui Patricio parandien se ndeshja ndaj Shqipërisë do të jetë shumë e vështirë.

“Të hënën do të jetë një histori tjetër. Shqipëria ka një skuadër të mirë dhe, gjithashtu po lufton për të qenë në finalet e Europianit. Me siguri do të jetë një ndeshje e vështirë”. Ndërsa pak minuta më parë Ronaldo përmes një postimi në Instagram ka njoftuar mbërritjen në Shqipëri, teksa janë akomoduar në një nga hotelet e kryeqytetit do të zhvillojë seancën e parë dhe të fundit nesër në orën 18:00 në “Qemal Stafa”.

UEFA ka caktuar gjyqtarët e ndeshjes Shqipëri-Portugali, kualifikuese e “Euro 2016”, që do të luhet më 7 shtator në “Elbasan Arena”.

Kryesor është suedezi multi-milioner Jonas Eriksson, arbitër ndërkombëtar i FIFA-s që nga viti 2002.

d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Os bastidores da viagem das seleções A e sub-21 para a Albânia. #ALBPOR
Posted by on 2015-09-05