Numri i të infektuarve me COVID-19 në Gjermani, ka tejkaluar 3 milionë duke u bërë kështu i pesti vend evropain, që kap shifra të tilla ndërkohë që janë shënuar 78.452 viktima që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar.
Javën e kaluar autoritetet regjistruan një shkallë incidence prej 136.4 të infektuar për 100.000 banorë, duke nxitur rikthimin e kufizimeve.
Në periudhën e fundit, Gjermania ka shënuar rritje të rasteve të të infektuarve me koronavirus pavarësisht se vendet kulturore, restorantet dhe objektet tjera janë të mbyllura për muaj të tërë.
Por politikanët federalë dhe shtetërorë po përpiqen të bien dakord se si ose në disa raste nëse, të ashpërsojnë masat kufizuese. Gjatë fundjavës, Kancelarja Angela Merkel foli përsëri në favor të një shtetrrethimi të rreptë kombëtar për një periudhë të shkurtër.
Qeveria e Merkel gjithashtu planifikoi të shtrëngojë legjislacionin kombëtar anti-Covid të Martën në mënyrë që të jetë në gjendje të vendosë kufizime kombëtare edhe pa mbështetjen e autoriteteve rajonale.
Ndryshimi thyen një tabu në federalizmin gjerman, ku rajonet gëzojnë kompetenca të zgjeruara në fushën e shëndetësisë.
Autoritetet shëndetësore paralajmëruan të premten se spitalet mund të mbingarkohen pa masa më të ashpra kombëtare për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Paralajmërimi vjen ndërsa vaksinimi në vend më në fund ka filluar të ecë me hapa të shpejtë. Që nga 9 Prilli, 15,12% e popullsisë kishin arritur të marrin të paktën një dozë vaksine.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3606
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Biseda/ Angela Merkel dhe Mario Draghi, çfarë i bën të mëdhenj këta dy europianë?
13 Dhjetor 2024, 07:44
-
Rusia i afrohet qytetit kyç të Ukrainës, teksa Zelensky e viziton vijën e frontit
12 Dhjetor 2024, 22:07
-
Barazojnë Gjermania e Holanda, Bosnje-Hercegovina zbret në Ligën B! Martinez si Maradona, kthen Argjentinën te fitoret (VIDEO)
20 Nëntor 2024, 12:23
-
Gjermania thotë se do t’i mbyllë 3 konsullata iraniane, pas ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian
1 Nëntor 2024, 09:04
-
Gjermania synon të bëhet lidere në Evropë për inteligjencë artificiale
22 Tetor 2024, 16:41
-
Gjermania mund ta dërgojë në Ukrainë, Koreja e Jugut teston super-raketën Taurus, pse është kaq vdekjeprurëse
12 Tetor 2024, 16:39
-
Liga e Kombeve/ Gjermania tri pikë në Bosnjë, Holanda barazon në Budapest! Fitojnë Turqia dhe Ukraina
12 Tetor 2024, 09:35
-
Brajan Gruda i ‘jep duart’ Shqipërisë: Zemra ime thotë që dua të luaj për Gjermaninë
10 Tetor 2024, 11:26
-
Ukraina, tundimi për t'i dhënë territore Rusisë në këmbim të anëtarësimit në NATO: ‘Si Gjermania Perëndimore’! Por Zelensky po frenohet
6 Tetor 2024, 18:20
-
Olaf Scholz: Gjermania s’do t’i japë leje Ukrainës për armët me rreze të gjatë
24 Shtator 2024, 11:47
-
Gjermania skeptike ndaj politikës së BE-së për migracionin, e interesuar për paktin Shqipëri-Itali për refugjatët
20 Shtator 2024, 20:23
-
Spektakël por jo fitues në Holandë-Gjermani! Kolumbia thyen Argjentinën, Brazili në krizë (VIDEO)
11 Shtator 2024, 12:17