Trëndafila, muzikë e poezi, në Opera tri breza me “Gra që frymëzojnë”, Qirjako: Kjo sallë ende kumbon nga zërat tanë, e kërcimet e balerinave!

Tri breza artistesh, “Gra që frymëzojnë”, u mblodhën mbrëmjen e së mërkurës në Teatrin e Operas, për të celebruar 8 Marsin e përcjellë mesazhe sensibilizuese...

“Jemi të gjitha gra, ku krahas punës, na ka lidhur pasioni. Pasioni i grave që janë sot pjesë e institucioneve tona, ose që kanë qenë më herët. Dhe kjo është edhe e bukura, që të gjitha këto gra bashkë, edhe të frymëzojnë njëra-tjetrën”, u shpreh ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Një trëndafil në shenjë mirënjohje, për Verën, Simonën, Abigelën, e të tjera gra të institucioneve të kulturës, që ia kanë dalë të vendosin shenja barazie tej gjinisë, në art e kulturë e më gjerë...

“Dhe tani besoj që muret e sallës së Operas, kumbojnë nga zërat tanë, nga kërcimet e balerinave, e gjithçka që kemi lënë në këtë institucion të mrekullueshëm, ku kemi nostalgjinë më të madhe”, u shpreh Irini Qirjako, e cila ka qenë në këtë Teatër si pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Festohet për ato që ia dolën, e përmes poezisë e muzikës, artistet inspirojnë ato gra e vajza që ëndërrojnë të bëhen pjesë  e letërsisë, kinematografisë, Operas a teatrit, për t’i dhënë më shumë shkëlqim skenës së arteve... por edhe paskuintave.

 

A.D/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz