Trendi i COVID-it në Shqipëri/ Kurba jep shpresë për fundin e epidemisë në qershor

Trendi i COVID-it në Shqipëri/ Kurba jep shpresë për fundin e epidemisë në qershor

Çdo ditë, raportimi zyrtar i rasteve të reja dhe të shëruarve përforcon besimin se shqiptarët janë një hap më pranë fitores përfundimtare në betejën me coronavirusin.

Ditën e sotme, u regjistruan 8 raste të reja, por numri i të shëruarve ishte dy herë më i lartë, në 15 dhe për herë të parë që prej datës 3 prill, numri i të sëmurëve aktivë ka rënë nën 200.

Një tjetër e dhënë pozitive është ajo e 27 ditëve radhazi, në të cilën numri total i të shëruarve është më i lartë se i personave aktivë. Sot, numri i të shëruarve (620) është 3.2 herë më i lartë se i rasteve aktive (195).

Pavarësisht këtyre të dhënave, është ende e parakohshme që të bëhet një vlerësim se kur mund të shuhet Covid-19 në vendin tonë.

Ekzistojnë ende shumë të panjohura. Midis shumë pikëpyetjeve, mbetet si do të impaktojë hapja graduale në kurbën e virusit, çfarë do të ndodhë me trendin botëror apo nëse vetë sëmundja mund të pësojë ndonjë mutacion.

Megjithatë, nëse hipotetikisht trendi i 10 ditëve të fundit do të ruhet me diferenca të vogla, është plotësisht e mundur që fundi i epidemisë në Shqipëri të regjistrohet rreth mesit të muajit qershor.

Konkretisht, Shqipëria kishte në datën 28 prill një total prej 289 rastesh aktive, që përbën edhe pikun e kurbës.

Që prej asaj dite, rënia ka qenë shumë domethënëse. Nga 289, në 281 në 29 prill, e pastaj me një mesatare prej 10 të shëruarish në ditë deri më sot.

Me një rënie mesatare, që edhe nëse ngadalësohet për shkak të hapjes graduale, ekziston një shpresë reale për përfundimin e epidemisë ose të paktën kufizimin e saj në numra shumë të ulët në muajin e ardhshëm.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen