Tre persona kanë humbur jetën dhe 31 të tjerë janë lënduar, kur një tren i shpejtë i nisur nga Mynihu i Gjermanisë u përplas me një tren udhëtarësh mëngjesin e të mërkurës në Republikën Çeke.

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime të rënda  dhe janë transportuar nga vendi i aksidentit me helikopter. Viktimat e aksidentit të rënda janë dy dy drejtuesit e trenave dhe një grua pasagjere. 

Shërbimi rajonal i shpëtimit tha se aksidenti mes trenave ndodhi në qytezën perëndimore çeke, Domazlice.

Agjencia e lajmeve, CTK, raportoi se shërbimet emergjente dërguan katër helikopterë pas aksidentit, që ndodhi pas orës 8 të mëngjesit afër fshatit Milavce, 140 kilometra në jugperëndim të Pragës dhe në zonë kanë arritur menjëherë edhe ndihma nga shteti gjerman. 

Sipas mediave lokale, trenat që u përplasën ishin një tren EX 351 me shpejtësi të lartë nga Gjermania dhe treni çek OS 7406 midis stacioneve Domazlice dhe Blizejov.  Aksidenti u raportua të ketë ndodhur pas orës 6 të mëngjesit .

Ministri i Transportit Karel Havlicek theksoi se shkak i ngjarjes së rëndë është një gabim njerëzor. Havlicek në një postim në Twitter shkroi se : "EX 351 kaloi pa vënë re një sinjal që tregonte se duhej të ndalonte dhe u përplas me një tren pasagjerësh," duke shtuar se situata ishte serioze.

Ndërkohë që Policia ka deklaruar se kanë përfunduar kërkimet.