Drama e vërtetë në këtë duel do të ndodhte në shtesë, pasi arbitri akordoi 10 minuta. Ekzaktësisht në minutën e 94 Goncalo Ramos, i cili hyri në fushë duke zëvendësuar Ronaldon, realizoi me kokë dhe dërgoi në delir të besuarit e Roberto Martinez, pasi shënoi për 2-1.

Edhe pse koha e mbetur në dispozicion ishte shumë e pakët, Kroacia reagoi dhe në minutën e 13 të shtesës barazoi në 2-2. Mirëpo goli i Gavrdiol u anulua me VAR për pozicion jashtë loje, pasi sipas arbitrit Matnovic e prekur me kokë. Pamjet nuk e vërtetojnë diçka të tillë, por teknologjia po. Topi i Adidas ‘Trionda’, që karikohet para ndeshjes, dërgoi sinjale vale të prekjes nga Matanovic. Megjithatë kjo nuk i qetësoi aspak kroatët, të cilët në fund të lojës u përlotën jo pak.


Lajmi kryesor:

Botërori 2026/ Polemika dhe tension, Portugalia përmbys 2-1 Kroacinë pas 110 minutash lojë! Në 1/8-at derbi iberik kundër Spanjës, Ronaldo gol historik