Trishtim për botën e artit/ Aktori i njohur britanik ndërron jetë për Krishtlindje, lajmi bëhet publik rreth 1 muaj pas

Trishtim për botën e artit/ Aktori i njohur britanik ndërron jetë për Krishtlindje, lajmi bëhet publik rreth 1 muaj pas

Ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare aktori i njohur britanik,  Neville Buswell.

Sipas britanikes “The Sun”, aktori vdiq Krishtlindjet e kaluara, por vdekja e tij u bë e ditur vetëm ditën e djeshme.  Nuk dihet shkaku i vdekjes së 77-vjeçarit, ndërkaq lajmi i trishtuar u konfirmua në një nekrologji të botuar në Las Vegas, së bashku me foton e tij dhe një shkrim të shkurtër në formë poezie.

Buswell lindi në 1943 në Chapel-en-le-Frith, Derbyshire, ku ai ishte një vrapues i zoti dhe lojtar regbi. Ai e filloi karrierën e tij të aktrimit me role kryesore në teatër apo edhe operetta si Gilbert dhe Sullivan.

Neville Buswell u bashkua me kastin e Corrie në 1966 duke u bërë i njohur për rolin e tij në "Ray Langton" në serialin "Coronation Street". Më as ai do të shkëputej nga aktrimi për t’u transferuar në Vegas me gruan e tij. Atu do të punonte në një kazino derisa u bë menaxher më vonë.  Pas disa punësh, dhe shkëputjes së gjatë Busëell do të rikthehej sërish me "Coronation Street" në 2005, pas 26 vjetësh, për rreth gjashtë javë.

Në vitin 2014, Buswell u përfshi në një hetim për abuzim me të mitur, pasi akuzohej se kishte sulmuar një vajzë 12-vjeçare në dhomën e tij të zhveshjes në vitet 1960.

Referuar rastit, mediat thanë se policia i kërkoi një intervistë Buswell për të marrë dëshimë e tij, por aktori nuk pranoi të kthehej në vendlindje, Britani. Buswell mohonte pretendimet duke thënë se ato nuk ishin "të vërteta" dhe se ai kurrë nuk ishte takuar me të.

2/6
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Princi Harry dhe Megan heqin dorë zyrtarisht nga Britania, zgjedhin SHBA si rezidencë të përhershme

Princi Harry dhe Megan heqin dorë zyrtarisht nga Britania, zgjedhin SHBA si rezidencë të përhershme