DURRËS-Do të shisnin mallin tek një grup tjetër dhe këta të fundit do e nisnin në Itali, por pazari shkon keq për 5 persona në Durrës, në makinat e të cilëve u zbuluan 500 kg kanabis sativa.
Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses sot operacionin “Triss” në sajë të cilit u sekuestruan 500 kg kanabis, 4 automjete dhe 12 celularë si dhe u arrestuan 5 persona, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.
Të arrestuarit janë Adem Laze 47 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, Elisar Barashima 29 vjeç, banues në Kurcaj, Fushë-Krujë, Mustafa Sala 22 vjeç, banues në Hasan, Fushë- Krujë, Gjon Syziu 23 vjeç, banues në Mirditë, Tanush Rica 23 vjeç, banues në Rrëshen.
Në vendin e quajtur "Kthesa e Ariut", në Kullë, në fshatin Hasan, Fushë- Krujë dhe "4 Rrugët Shijak" gjatë kontrollit të ushtruar në mjetet tip Fiat AA 473 GA, me drejtues shtetasin T.D. , mjetin tip Audi me targa AA 682 ES, me drejtues shtetasin Adem Laze, mjetin tip Benz me targa AA 579 GA, me drejtues shtetasin Elisar Barashima dhe pasagjer shtetasin Mustafa Sala dhe mjetin tip Benz me targa AA 036 OS me drejtues shtetasin Gjon Syziu dhe pasagjer shtetasin Tanush Rica, u gjetën dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale:
• rreth 500 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
• mjeti furgon tip Fiat;
• automjeti tip Audi;
• 2 automjete tip Benz
• 12 telefona celularë.
Nga informacionet qe ka policia droga do t’i shitej një grupi tjetër ku këta të fundit do ta trafikonin në Itali.
Të arrestuarit nuk kane pranuar te bashkëpunojnë me policinë, duke refuzuar të flasin.
Po punohet për kapjen e personave të tjerë të përshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.
/Shqiptarja.com

VIDEO
Durres, 5 persona në prangaVideo/Policia zbulon 500 kg kanabis">