Tritan Kalo flet pas vaksinimit: S’kisha asnjë efekt anësor! Ky është fillimi i fundit të COVID, vera e qetë! Jo vaksinës moshat 16-18 vjeç dhe shtatzënat

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka folur disa orë pasi ka bërë vaksinën anti-COVID, e cila ka filluar ditën e sotme në vendin tonë dhe Kalo ishte ndër të parët që është vaksinuar, bashkë me mjekët Najada Çomo, Pëllumb Pipero dhe kryeministrin Edi Rama.

Pasi ka bërë vaksinën Kalo thotë se nuk ka kaluar asnjë efekt anësor dhe se ndihet mirë.

“Të them të drejtën proceset anësore janë më shumë efekte të supozuara. Skam as djegie as dhimbje as temperatura të ulët asnjë shqetësim. Skam asnjë shqetësim”, tha ai.

Vaksinën, Kalo thotë se nuk ua sugjeron grave shtatzënë, dhe atyre nën 16-18 vjeç.

" Veteprodhuesi para se të vaksinohesh të ofron një fletë të gjerë të konsensusit. Rrisqet janë të efekteve anësore. Faksina nuk këshillohet nën moshat 16 vjeç si dhe te gratë shtatzëna. Ato që duhet të vaksinohen të parët, punonjësit e shëndetësisë e vetmja gjë është nëse kanë ndonjë efekt anësor, dhimbje koke temperatura. Jo vetëm që të marrin paracetamol por të vënë dhe në dijeni mjeken e familjes se i janë shfaqur këto elementë. Masa e vaksinimit me dy doza niveli i mbrojtjes arrin në 90-95%”, tha ai.

Me fillimin e vaksinës Kalo thotë se ky është fillimi i fundit të pandemisë, ndërsa shton se vera do të jetë e qetë.

“Jam shprehur dhe ne prononcimi të mëprashme. Ajo çka ndodhi me gripit spanjoll ka një kohështrirje midis 18 deri në 24 muaj edhe pa vaksinë. Vera do të jetë e qetë. Tani  që kemi dhe vaksinë, nëpërmjet vaksinimit që krijon imuniteti do arrijmë në një pikë që virusi ta ketë të pamundur të depërtojë. Në këtë periudhë ka shumë protagonizëm dhe gjithollogji dhe ka krijuar konfuzion të popullatës, kjo është arsyeja pse jamë tërhequr në front të 2. Ky është fillimi i fundit të pandemisë,  fillimi i vaksinimit. Mos hezitoni të vaksinoheni kur të vijë dita”, tha Kalo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mjeku: 11/01/2021 19:39

    Cfare lesh mjeku qenka ky...efektet ansore nuk duken sa ben vaksinen por pas kohes te inkubationit te disa diteve...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja