Artan Tafani i penduar i drejtësisë në gjyqin për grupin kriminal të Laert Haxhiut tregon dinamikën e ngjarjes se si u vendos tritoli në binzesin e Rigels Rajkut, i njohur ndryshe me emrin e artit Noizy.

Sipas dëshmisë së tij, ngjarja ka nisur pas një përplasjeje në rrjetin social TikTok mes Kleviol Ahmetit dhe Noizyt, e cila më pas është përshkallëzuar në konflikt fizik dhe plan për hakmarrje.

Tafani ka rrëfyer se fillimisht ishte menduar vendosja e lëndës plasëse brenda lokalit, por më pas plani është ndryshuar dhe eksplozivi është lënë pranë një dyqani poshtë godinës, ku është ndezur fitili. Ai thotë se pasi dëgjuan shpërthimin, lajmëruan Laert Haxhiu dhe u larguan nga vendi i ngjarjes.

"Ka ndodhur ato ditë një sherr është zënë Kleviol Ahmetaj me Noizyn. Fillimisht në Tik Tok pastaj fizikisht në Durrës janë goditur. Klevioli me Laertin njihen familjarisht janë shokë. Nuk i erdhi mirë Laertit që e rrahën Klaviolin në atë mënyrë. Po diskutonin, kërkonin Laertin për ti bërë diçka Noizyt për atë që bëri vendosën ti vënë tritol për rrahjen e Klaviolit. Nëna e Kleviolit dhe motra morën në telefon Lartin, ata pyesnin si e rrahën kështu, Laerti u vu në siklet, çohuni tha shkoni vijini tritol, e kishim tritolin në shtëpi që e mbanim. Një kile e pak.

I bashkova unë, i ngjita me ngjitës, nga ora 02:30 u nisëm ishim me Lulzim Spahinë e Lartin, Laerti tha nisuni. Morëm benzin e zi që kishim marrë te Casa Nova, i hoqëm targat dhe ia vumë makinës time, sepse makina ime ishte në kërkim në atë kohë. Lulzim Spahia e dinte ku do shkonim. Më orientoi, parkova te lokali një rrugicë më lart, Lulzimi qëndroi në makinë. Lokali që ishte në kat të dytë i Noyzit, ishte i hapur. S' po gjeja dot shkallët, kthehem te makina i them s'po gjej dot shkallët, Lulzimi komunikon me Laertin, i them ta vendos te lokali poshtë dyqani i rrobave, mu te dera pasi pyetëm Lartin dhe na tha vendoseni aty. E ndeza fitilin dhe ika tek makina. Pasi ikëm disa metra dëgjuam shpërthimin, i shkruajtëm Laertit që e vumë shpërtheu, dhe u kthyem në shtëpi"  ka dëshmuar Artan Tafani.

Gjatë dëshmisë Tafani ka dëshmuar gjithashtu se Laert Haxhiu ishte një njeri i frikshëm, teksa thekson se jetonin në terror për shkak të tij. Ai ka nënvizuar se me të Laert Haxhiu sillej ndryshe pasi sipas tij sillesh më mirë dhe gjithashtu kishte vrarë tre persona.

"Ai (Laerti) njeri ishte i frikshëm, jetonim në terror së na shante në rrihte, edhe mund të na vriste. Sa zgjohej në jetonim më frikë, me mua sillej pak më mirë se isha dhe me i madh si moshë, por jetonim nën terror prej tij. Por unë kisha vrarë tre vetë. Dhe ma kishte pak me shumë hatrin", ka dëshmuar ai.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:49
Seanca në GJKKO, i penduari Artan Tafani: Laert Haxhiu ishte i frikshëm, jetonim në terror! I vendosi gjobë 1 mln € një biznesmeni

1778755528_artantafanidhelaerthaxhiu.jpg

Foto: Artan Tafani dhe Laert Haxhiu

Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, po dëshmon në Gjykatën e Posaçme në gjyqin për grupin kriminal të Laert Haxhiut.

 Gjatë dëshmisë ai ka deklaruar se Laert Haxhiu ishte një njeri i frikshëm, teksa thekson se jetonin në terror për shkak të tij.

 "Ai (Laerti) njeri ishte i frikshëm, jetonim në terror së na shante në rrihte, edhe mund të na vriste. Sa zgjohej në jetonim më frikë, me mua sillej pak më mirë se isha dhe me i madh si moshë, por jetonim nën terror prej tij. Por unë kisha vrarë tre vetë. Dhe ma kishte pak me shumë hatrin", ka dëshmuar ai.

Më tej Tafani thotë se i kanë vendosur edhe një gjobë prej 1 milon euro një biznesmeni në qytetin e Lushnjës.

"Ne i kishim vënë gjobë një bizesmeni në lushnje një djali me emrin Enea, mbiemrin s'ja mbaj mend. Unë rrija aty, i kemi kërkuar 1 milon euro. Ky biznesmeni kishte probleme me ca gango, Land Shyti, i thonë "mustaqe kuqi". Ata ishin vrarë e prerë, Laerti kërkonte biznesmenin ta kapte, si përfundim ai erdhi vet kërkoi ndihmë, pasi kishte probleme me "mustaqe kuqin".

Ne e marrim biznesmenin dhe dalim në dalje të Tiranës, e dërgojmë në një rrëzë malli dhe Laerti i vendosi 1 milion euro gjobë. Bizesmeni 100 mijë euro ja dha dhuratë atij djalit që e njohu me Lartin, ne i morëm atë ditë 120 milion lekë, atij bizesmeni në total ja kemi marrë 360 mijë euro. Ai është Enea por mbiemrin s'ja kujtoj", thotë ai.