Ndërsa opozita në Hungari arriti të rrëzojë një lider shumëvjeçar si Viktor Orban, në Shqipëri ka lindur një pikëpyetje: a po pengon vetë lidershipi i opozitës rotacionin politik duke mos u larguar pas disfatave të panumërta?
Kjo ishte çështja e diskutimit në episodin e së martës të emisionit ‘Sot Live në Shqipëri’ mes Ilirjana Kuçanës, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së dhe ish-kandidate për deputete në qarkun e Durrësit, si dhe Aldred Muharremit, anëtar i Këshillit Bashkiak të PS në Tiranë.
Kuçana e lidhi diskutimin me nevojën për rotacion politik, duke theksuar se pushtetet e gjata konsumohen dhe kërkojnë ndryshim.
“Çdo pushtet i tejzgjatur të konsumon, ndaj rotacioni politik është i nevojshëm. Njerëzit konsumohen dhe duhet të vijë një politikë e re” tha Kuçana
Por nga ana tjetër, ajo fajësoi qeverinë Rama që sipas saj duke mbrojtur Belinda Ballukun po i afrohet më shumë shëmbëlltyrës së Viktor Orbanit
Muharremi e lidhi paaftësinë e PD-së për të larguar Edi Ramën me faktin që kreu i saj është një person non-grata.
“Domethënë ju po thoni që të vijë një non-grata, një njeri që s’ka lënë post në Shqipëri e nuk ka lënë gjë pa i bërë këtij vendi. Ai e çoi në skamje këtë vend” tha Muharremi.
Ai ngriti edhe pikëpyetje për bilancin e qeverisjes së mëparshme.
“Nga 2005 në 2009, a më kujtoni dot një shkollë apo një çerdhe që ka bërë Berisha, një spital” shtoi Muharremi.
Debati u ndal edhe te marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë. Kuçana mbrojti qëndrimin se Partia Demokratike ka pasur dhe do të ketë raport të qëndrueshëm me SHBA dhe Bashkimin Europian.
“PD ka patur dhe do të ketë gjithmonë marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA-të dhe Bashkimin Europian” tha Kuçana.
Ndërsa Muharremi argumentoi se një person që mban damkën e minimit të demokracisë nuk mund të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar
“Bashkimi Europian nuk bashkëpunon me një njeri që është non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një njeri që mban damkën e minimit të demokracisë. Harroje” tha Muharremi.
Sipas tij, kjo është edhe arsyeja pse opozita shqiptare nuk do të arrijë dot kurrë një rezultat të ngjashëm me atë të opozitës hungareze.
“Strategjia politike e Peter Magyar ishte lufta kundër korrupsionit. Para disa vitesh, Amnisty International rendiste Hungarinë si vendin me nivelin më të lartë të korrupsionit në Europë. Vizioni i Edi Ramës dhe PS është i njëjtë” tha Muharremi, duke vënë theksin tek përpjekjet dhe lufta e qeverisë kundër fenomenit të korrupsionit.
Ai gjithashtu i kujtoi Kuçanës që Berisha nuk arriti dot të fitojë përballë Edi Ramës, pavarësisht se kishte krijuar pritshmëri të larta nga Chris La Civita.
“Këta kanë pasur mbështetjen e madhe të LaCivitas dhe pësuan një humbje madhështore” tha ai.
Kuçana nga ana e saj, insistoi se Berisha është i vetmi që mund të qëndrojë përballë Edi Ramës dhe përsëriti qëndrimin për zgjidhjen politike, duke kërkuar një qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.
"Duam qeveri teknike me profesionistë pa lidhje me pushtetin. Më pas të mbahen zgjedhje të lira dhe le t'i fitojë kush të dojë" tha ajo.
Në fund të diskutimit, Muharremi e lidhi mbështetjen e qytetarëve me ofertën politike dhe ndryshimin e brendshëm të partive.
“Shqiptarët nuk e duan vizionin e bunkerizimit. Shqiptarët nuk duan një parti që nuk ndryshon veten. Në PS kemi plot të rinj e të reja, në PD ka vetëm 1. Vizioni i PS janë punët e Shqiprëisë. Suksesi ynë janë punët e Shqipërisë. Njerëzit shohin kush parti të jep besim e të çon përpara. Shqipërinë nuk e çon përpara një non-grata. ” tha Muharremi.
E pyetur në mënyrë të përsëritur se si mendon PD-ja e Berishës të vijë në pushtet në këto kushte, Kuçana tha se mbetet për tu parë në ditët në vijim por insistoi se ndonëse PD mund të ketë nevojë të riformatohet, ajo nuk është e keqja më e madhe e vendit.
Komente












Elektorati socialist nuk do ta lejoje qeverin teknike , nuk plotesoni kriteret per te mare pjes ne qevei. Kush je ti qe kerkon qiqra ne hell , nuk do te kete kur qeveri teknike me ju anti shqiptar .Qeveria ka 83 mandate qe sovrani I ka votuar .
Përgjigju