Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shprehur se sëbashku me qytetarët që e kanë mbështetur gjatë lëvizjes së këtyre 5 muajve, kanë arritur të trondisin sistemin.

Komentet Salianji i bëri përmes një postimi të ndarë në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe video nga takimet që ka zhvilluar gjatë kësaj kohë në qytetet e Shqipërisë.

Salianji shkruan krahas videos se në 5 muaj kanë arritur të bëjnë atë që të tjerët sipas tij nuk e kanë bërë në 36 vite.

Më tej Salianji shkruan se lëvizja e tij është më e fortë se çdo regjim, teksa thekson se kjo lëvizje është fillimi i fundit të sistemit të vjetër.

Reagimi i Salianjit:

Miq, 5 muaj mjaftuan për të bërë atë që të tjerët s’e bënë në 36 vite: të trondisim sistemin e kalbur, të ngjallim shpresë!

Lëvizja jonë është më e fortë se çdo regjim.

Është fillimi i fundit të sistemit të vjetër!

Gjithmonë me demokratët

Mirënjohje


Lajmi kryesor:

Ervin Salianji-Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar! Nëse ke guxim, publiko dosjet Agasi-Beqiri!