Tronditet korrupsioni i lartë, ja për çfarë do shërbejë mosdorëheqja e Xhafajt

Tronditet korrupsioni i lartë, ja për çfarë do shërbejë mosdorëheqja e Xhafajt

Ministri Fatmir Xhafaj

Çështja Xhafaj, kështu siç u zgjidh, krijoi hapjen e një epoke të re: Shqipëria më në fund dhe shenjën se do të jetë një shtet borgjez - kapitalist i mbështetur te morali individualist. Kurse korrupsioni i lartë sot duket i tronditur. Natyrisht, është e kuptueshme. Por politika shqiptare më në fund po duket se është duke ecur drejt moralit individualist perëndimor.

l.
Në një shtet demokratik perëndimor morali individualist mbrohet me ligj, ku ndëshkimi dhe fajësia janë vetëm individuale. Në kapitalizmin modern risku apo rreziku është vetëm individual. Dhe, drejtësia është nocion racional që konceptohet nga arsyeja më e lartë njerëzore, dhe jo nga besimet ideologjike.

Revolucioni amerikan i Shekullit të Tëtëmbëdhjetë i dha njerëzimit krijimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përfundimisht ngritjen e personalitetit individualist të njeriut të lirë, dhe që është i çliruar nga vargonjtë e fajësisë kolektive.

Pikërisht për këtë, mosdhënia e dorëheqjes nga ministri Fatmir Xhafaj ka qenë një akt rezistence që do të shërbejë shumë në krijimin e moralitetit të shtetit shqiptar, por dhe për ecjen drejt aplikimit të plotë të Reformës në Drejtësi.

ll.
Shqipërinë, komunizmi hoxhist e futi me dhunë në një kulturë ekstreme ku morali duhej të imponohej nga partia komuniste dhe ai nuk mund të ishte kurrë një moral individualist por një moral kolektivist. Individualizmi ishte armiqësi kundër shtetit.

Në tiraninë ideologjike hoxhiste, ku, kudo dhe në çdo hap jetësor kishte biografi dhe luftë klase, u kultivua morali sipas konceptit të përgjegjësisë kolektive. Një i dënuar në fis, implikon të gjithë karierën shtetërore të fisit.

Një kundërshtar i regjimit komunisto-hoxhist në Shqipëri, i jepte të drejtën shtetit që të akuzonte të gjithë fisin. Përgjegjësi kolektive, madje dhe historike, e krejt një fisi të tërë - ky ka qenë inkuzicioni mesjetar hoxhist në Shqipëri.

Dhe shoqëria shqiptare nga ky moral ka vijuar të vuajë edhe në këto 27 vjet të paskomuniznit në Shqipëri sipas moralit të luftës së klasave që aplikoi Partia Demokratike në pushtet gjatë periudhës 1992-1996. Deri diku edhe Partia Socialiste ka qenë e orientuar nga morali hoxhist i fajsisë dhe përgjegjësisë kolektive, por jo sa qeveritë e Partisë Demokratike. Dje, befas, nga frika apo nga arsyeja, kryetari aktual i Partisë Socialiste doli nga kjo rrjedhë.

Çështja Xhafaj e prishi dje këtë rrjedhë për ta futur Shqipërinë realisht në rrugën e moralit të një shteti modern kapitalist me filozofinë e individualizmit perëndimor, dhe jo të një shteti ideologjik, të një ideologjie që përpunohet nga partia politike.

Sot, qytetërimi perëndimor ndahet ose përplaset me të gjitha qytetërimet orientale kolektiviste pikërisht te filozofia e individualizmit dhe personalitetit individual perëndimor.

lll.
Shtet demokratik kapitalist modern do të thotë shtet individualist, ku individualiteti dhe personaliteti i njeriut është i lidhur ngushtë me prestigjin dhe dinjitetin individual. Shteti i mbeshtetur te individualizmi do të thotë personalitet individual që vjen vetëm nga përgjegjësia individuale.

Shtet modern denokratik do të thotë që shteti nuk ka asnjë të drejtë që të dhunojë nderin dhe dinjitetin e individit, dhe do të thotë gjithashtu që individi ka të drejtë të pasurohet në mënyrë të ndershme me anë të tregtisë së lirë dhe të profesionit të lirë, në një treg të lirë që garantohet nga ligji.

Shtet kapitalist individualist do të thotë përgjegjshmëri individuale me risk dhe ku risku apo rreziku është vetëm individual. Shoqëri moderne kapitaliste don të thotë inisiativë private me risk drejt pasurimit individual, kurse prona private është një shenjtëri që mbrohet në mënyrë drastike nga ligji.

Nga e gjithë kjo rrjedh koncepti absolut se fajësia është vetëm individuale dhe si pasojë edhe përgjegjësia është vetëm individuale, prandaj inisiativa individuale drejt pasurimit të paligjshëm është vetëm rrezik individual dhe i ndëshkueshëm vetëm individualisht.

Fajsia dhe përgjegjësia kolektive është koncept tiranik i tiranive ideologjike, prandaj çdo tendencë drejt fajësisë kolektive është amoralitet. Po shqiptarët sot, a janë ndarë përfundimisht nga ky lloj morali mesjetaro-komunist? Ende jo plotësisht, por dje u dha një shenjë pozitive drejt individualizmit perëndimor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 18/05/2018 18:20

    Spartak,ne vendet kapitaliste vetem per nje thash e them terhiqet nga ana morale politikani keshtu qe mos fol kot.Ne shqiperi i heq vetem evropa se vete nuk ikin.Pastaj korrupsjoni ku u godit?u fut ndonje peshk i madh ne burg?Shqiperia se pari nuk ka shtet lere pastaj ate borgjez qe thua ti.Ketu kemi te bejme me nje opozite kriminele si dhe nje qeveri po aq kriminele dhe te korruptuar pavaresisht rolit te te pastrit qe perpiqen ta luajne.Te qendrosh me zor ne pushtet nuk eshte goditje e korrupsjonit sic pretendon ti por mungese kulture politike!

    Përgjigju
  • Ushtaraku: 18/05/2018 14:22

    Taku dua nje autograf nga ty je Analisti ma i mire i shqperise

    Përgjigju
  • Talenti: 17/05/2018 22:02

    Te lumte Taku Kam qef te shohe neper debate ne TV I ke Analizat e mira dhe lehte te kuptueshme

    Përgjigju
  • vani: 17/05/2018 19:36

    RESPEKTE TAKU . Si gjithmonè perfekt Avokat . Je Njèsh Avokat

    Përgjigju
  • Faik: 17/05/2018 17:27

    RESPEKTE Avokat NGJELA ! Nuk i heq dot as edhe një presje , kësaj Super ANALIZE Brilante që ke Shkruar ! TAKU të Lumtë Pënda , sepse po ju nxinè JETËN HAJDUTËVE të POLITIKËS 27 VJEÇARE ! BJERU BJERU KOKËS HAJDUTËVE AntiShqiptarë TAKU. Të FALENDEROJ TAKU

    Përgjigju
  • Vlora: 17/05/2018 16:56

    Po edhe nje I afert i Ismail Qemalit kerkonte te pengonte ngritjen e flamurit dhe shpalljen e pavaresise ne Vlore ne 1912.Atehere te themi se Burri i Shtetit dhe Babai i Kombit nuk ka moral.Fatmir Xhafaj eshte nje personalitet e paster dhe per kete ai eshte potencial.Nuk ka asnje pergjegjesi se cfare bene fisi i tij ne Vlore.Sa per lojrat politike eshte tjeter gje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton