TIRANË - Mbyllen 18 Universitete në përfundim të kontrollit të bërë nga ana e Ministrisë së Arsimit, ndërkohë që 13 universiteteve të tjerë janë pezulluar deri në një vendim të dytë. Po 13 është numri i Universiteteve që do të vijojnë aktivitetin normal por me kusht që rë plotësojnë mangësitë.U propozua per mbyllje Akademia e arteve Shkoder dhe 6 filiale te universitetit publik neper rrethe.
Studentët që ndjekin universitetet që janë mbyllur do të shpërndahen në universitete të tjera private apo shtetërore, gjithmonë duke u bazuar te kreditet që ata kanë marrë.
Të pafundme janë edhe çudirat e nxjerra nga ky raport, ku kanë rezultuar se kanë përfunduar Arsimin e Lartë në Shqipëri 900 studentë të huaj, por asnjë prej lëndëve nuk jepet në gjuhë të huaj, apo akoma më tej e pabesueshmja shkon kur ka rezultuar se ka studentë që kanë paguar studimin me dru zjarri.
Bazuar te raporti universitetet janë ndarë në tre fasha bërë të ditur kryeministri Rama.
"E para ata që përgjithësisht i plotësojnë kriteret, por që duhet të bëjnë ndonjë rregullim. Fasha e mesme ku universitetet ndalohen për të marrë studentë në vitin e parë dhe fasha e tretë që mbyllen dhe studentët merren përsipër për t’u adresuar në universitetet private apo publike të tjerë bazuar te kreditet që kanë marrë. Nëse grupi i kontrollit të arsimit nuk ka bërë shkak, kompania akredituese nuk ka shans të bëjë shaka. Ka shumë të mbetur në klasë vetë nga testi i ligjshëm i cilësisë.”-u shpreh Rama.
Prezantimi i sotëm i Kontrollit të Ministrisë së Arsimit që ka të bëjë me zbatueshmërinë e ligjit aktual, në muajin dhjetor do të pasohet nga akreditimi i cili që ka të bëj me cilësinë. Rama ka bërë të ditur se akreditimi do të kryhet nga një kompani private angleze.
Studentët që kanë përfunduar në universitetet që do të mbyllen nuk duhet të frikësohen pasi heqja e licencave nuk ka fuqi prapaveprues. Pra ata që kanë diplomë të këtyre Universiteteve do vijojnë ta mbajnë pasi do vijojë të njihet normalisht.
/Shqiptarja.com

VIDEO