Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije në rrjetet e tij sociale se është ftuar nga presidenti amerikan Donald Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një strukturë e cila do të qeverisë Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës.
Kreu i qeverisë thotë se Shqipëria do të ketë statusin e anëtarit themelues të kësaj organizate, ndërsa shpreh nderimin e madh që po i bëhet vendit me përfshirjen nga Trump.
Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:
Shumë i nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump, për ta përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar prej tij, ku Shqipëria ftohet si anëtar themelues, duke ngjitur kështu ndërkombëtarisht një tjetër majë krejt të paimagjinueshme vetëm deri pak vite më parë.
Nuk mund të jem dot më krenar për Shqipërinë, për gjithçka kemi bërë në këto vite duke e kthyer në një Shqipëri tjetër, të denjitetshme e të respektuar botërisht si asnjëherë, e padiskutim edhe për nivelin ku e kemi ngritur marrëdhënien e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u ftuar me një respekt e vlerësim krejt të posaçëm nga Presidenti Donald J. Trump, për t’u bërë pjesë e një bordi ndërkombëtar të krijuar e kryesuar prej atij vetë dhe për të punuar së bashku me të.
Ftesa e Trump për Ramën duket një përgjigje e qartë për Partinë Demokratike, e cila prej kohësh i mëshon pretendimit se kreu i qeverisë nuk mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se marrëdhëniet e tij me Administratën e presidentit republikan nuk janë të mira. Sikur mos të mjaftoheshin me kaq, Berisha dhe besnikët e tij shfrenonin fantazinë për një arrestim të Ramës në njëjtën mënyrë që u kap presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, nga Forcat elitare amerikane Delta.
Struktura e saktë e Bordit të Paqes mbetet ende për t’u sqaruar, por zyrtarisht janë prezantuar dy borde të veçanta drejtuese të nivelit të lartë.
Njëri është “Bordi Ekzekutiv Themelues”, me fokus të lartë në investime dhe diplomaci. Tjetri, i quajtur “Bordi Ekzekutiv i Gazës”, është përgjegjës për mbikëqyrjen e gjithë punës në terren të një strukture tjetër administrative, Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG).
Komente










Ky "QYTETARI"është shpellari,kaq kuptojnë shpellar hesapi vdesin për Sali non gratën.
PërgjigjuPo po ashtu eshte. Aq krenar eshte per Ramen sa i hoqi te drejten e vizave Shqiperise.
Përgjigju