Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, thotë se administrata e tij po diskuton tarifat e reja për mallrat kineze deri më 1 shkurt, duke ngritur spektrin e një lufte tregtare hakmarrëse me ekonominë e dytë më të madhe në botë. Trump e bëri këtë kërcënim në Shtëpinë e Bardhë të martën.
Në të njëjtën konferencë, Trump veçoi Bashkimin Evropian për çekuilibrat shqetësues tregtarë me SHBA-në dhe gjithashtu u zotua se do t'i godasë ato me tarifa në një moment.
"Bashkimi Evropian është shumë, shumë i keq me ne. Ata na trajtojnë shumë shumë keq. Ata nuk marrin makinat. Nuk na i marrin fare makinat. Ata nuk i marrin produktet tona të fermës, në thelb... Pra, ata do të kenë tarifa. Kjo është e vetmja mënyrë për t'u rikthyer. Është e vetmja mënyrë për të arritur drejtësi. Ju nuk mund të keni drejtësi nëse nuk e bëni këtë",-është shprehur presidenti republikan.
Një vendim i tillë nuk është vendosur ende nga qeveria amerikane, por nëse do të ndodhë zyrtarët e BE-së duket se nuk do t'i gjejë të papërgatitur, siç kuptohet nga eurokomisioneri për ekonominë.
"Në aspektin strategjik është e rëndësishme që BE dhe SHBA të punojnë së bashku. Ne po punojmë me administratën e re amerikane për të gjitha këto çështje, por është gjithashtu e qartë se ne jemi gati të mbrojmë vlerat, interest dhe të drejtat tona nëse do të jetë e nevojshme. Nëse do të jetë nevoja që të mbrojmë interest tona ekonomike në do të përgjigjemi në mënyrë proporcionale",- është shprehur Valdis Dombrovkis, Komisioner Europian për Ekonominë.
Në vitin 2023, BE eksportoi më shumë se 502 miliardë euro mallra drejt SHBA ndërsa volumi i importit kalon shifrën 340 miliardë euro sipas shifrave të Komisionit Evropian.