Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj krizës migratore në Ceuta, duke e cilësuar "të tmerrshme" hyrjen masive të emigrantëve në enklavën spanjolle në veri të Marokut.
Gjatë një bisede me korrespondenten e Fox News në Shtëpinë e Bardhë, Jacqui Heinrich, Trump u bëri thirrje amerikanëve të mos i harrojnë pamjet nga Ceuta, duke i përdorur ato si paralajmërim për situatën e emigracionit në Shtetet e Bashkuara.
"Mbajeni mend atë pamje. Kështu do të jemi ne pas tre vitesh, nëse fiton pala e gabuar", tha Trump, duke iu referuar Partisë Demokratike në prag të zgjedhjeve të mesmandatit të nëntorit.
Presidenti amerikan shtoi se, sipas tij, një fitore e demokratëve do të përkeqësonte situatën në vend.
"Nëse fitojnë demokratët, nuk do të keni një jetë shumë të mirë", deklaroi Trump.
Lajmi kryesor:
Krizë emigracioni në Ceuta! 60 mijë emigrantë hynë me not në 24 orë, gjysma kthehet në Marok, 57 viktima! Italia pezullon Shengenin me Spanjën (VIDEO)











