Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve

Tiranë - Ish-ministri i Financave Arben Malaj foli në Report Tv lidhur me programin ekonomik të Donald Trump i rikthyer në Shtëpinë e Bardhë. Malaj vuri në dukje luftën tregtare që Trump do kërkojë të hapë me Kinën me rritjen e tarfiës 16% ndaj mallrave kineze. Sipas Malajt kjo nuk do e ndihmojë ekonominë amerikane.

'Programi ekonomik, Trumpekonomiks, 4 shtyllat janë tipike për konservatorët. Janë për taksat të ulëta, për ndërhyrje sa më pak të shtetit, shtet sa më i vogël. Lidhur me luftën tregtare, Trump nuk mund  të aplikojë tarifa 16% për Kinën. Në parim tarifat kanë efekt pozitiv fillestar, por të dyja palët në një treg konkurrues, gjithë tarifa do shkojë te konsumatori përfundimtar. Bota e trembur nga koncepti i Trump në luftën tregtare', tha Malaj për Nertil Agalliun në 'Sot Live në Shqipëri'.

Malaj shton se Kina mund të reagojë, ndërsa Trump duhet thellojë partneritetin me BE-në.

'Gjithë ekonomistët e kanë këtë shqetësim. Lufta tregtare mund ta dëmtojë Amerikën dhe ta bëjë të parealizueshme premtimet e Trump. Kur një shtet vendos tarifën ndaj një shteti tjetër, shteti tjetër reagon. Kina ka thënë do marrë masa kundër balancuese dhe kostot do jenë negative. Vënia si prioritet i luftës tregtare nuk është në ndihmë të Amerikës. SHBA nuk mund të bëhen më në këtë kontekst gjeo politik pol konflikti, duhet të thellojnë partneritetin tradicional një prej të cilëve është BE.'

Malaj e mbyll duke thënë se Trump duhet të gjejë skema që lehtësojnë të varfërit dhe shtresat e ulëta dhe jo oligarkët.

'Një artikull shpreh shqetësim se presidenca Trump do jetë presidenca më lehtësuese për oligarkët. Ka një përplasje publike mes vëmendjes publike që kërkon Musk, po harxhon 260 mln dollarë për presidencën Trump. Do shikojmë një përplasje jo të lehtë. Nëse nga ulja e taksave fitojnë miliarderët paraja e tyre lëviz më ngadalë në ekonomi. Nëse ka skema më të arsyeshme për të varfërit, paraja qarkullon më shpejtë.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ndjekje si në filma, ‘skifterët’ shqiptarë përplasin makinën e karabinierëve, plagosen 3 efektivët! Arrestohen 3 nga të dyshuarit, njëri arratiset

Itali/ Ndjekje si në filma, ‘skifterët’ shqiptarë përplasin makinën e karabinierëve, plagosen 3 efektivët! Arrestohen 3 nga të dyshuarit, njëri arratiset