Trump fiton zgjedhjet, bota uron Presidentin e ri të SHBA-së, Putin ende! Netanyahu: Fillim i ri! Shefi i NATO-s: Çelësi në mbajtjen fort të Aleancës! Mesazh dhe nga Von der Leyen e Erdogan

Washington- Pa u shpallur ende rezultati përfundimtar, mbarë bota uroi Donald Trump si presidentin e 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Mezi pres të punoj përsëri me të për të avancuar paqen përmes fuqisë përmes NATO-s”, ishte reagimi i Sekretari te Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Duke vlerësuar punën gjatë mandatit të tij të parë, Rutte tha se kur Trump të marrë detyrën më 20 janar, do të mirëpritet nga një Aleancë më e fortë, më e madhe dhe më e bashkuar. 

Edhe shefja e BE-së Ursula von der Leyen e uroi Trumpin duke thënë se SHBA e BE janë më shumë se thjesht aleatë!

Reagime pati edhe nga liderët e vendeve që aktualisht janë në luftë, si Kruyeministri i Izraelit dhe presidenti i Ukrainës.

“Kthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe një riangazhim të fuqishëm ndaj aleancës së madhe midis Izraelit dhe Amerikës”, shkruan Benjamin Netanjahu.

Ndërsa Volodimir Zelensky e sheh fitoren e Trump si një ogur të mirë drrjt paqes globale. “Unë e vlerësoj angazhimin e Presidentit Trump për qasjen "paqe përmes forcës" në çështjet globale. Ky është pikërisht parimi që praktikisht mund të afrojë paqen e drejtë në Ukrainë”, shkruaji presidenti ukrainas.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni foli për një lidhje të fortë strategjike mes dy vendeve, e sigurt se ajo do të forcohet nën presidencën e Trump.

“Urime President. Gati për të punuar së bashku siç bëmë për katër vjet. Me bindjet tuaja dhe të miat. Me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe prosperitet”, shkruajti presidenti i Francës Emanuel Macron..

Presidenti turk Erdogan në urimin e tij shkruajti: Shpresoj që se krizat dhe luftërat rajonale dhe globale, veçanërisht çështja palestineze dhe lufta Rusi-Ukrainë, do të marrin fund.

Urime përcolli edhe kryeministri britanik Keir Starmer, ai hungarez Victor Orban, kreu i qeverisë indiane Narendra Modi e liderë të tjerë.

Në lajmet në zhvillim urimet e liderëve botërorë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:29
FIFA, Infantino uron Trump: Do të kemi një Botëror të madh gjatë 2026 në SHBA

Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino ka uruar presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.

"Urime, zoti president! Do të kemi një Kupë të mrekullueshme për klube dhe një Kupë të mrekullueshme Bote në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 2026! Futbolli bashkon botën", kështu shkruan në 'X' Infantino, duke iu drejtuar Donald Trump në lidhje me zgjedhjen e tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ora 11:55
Kremlini reagon për fitoren e Trump: Putin nuk ka ndër mend ta urojë atë! SHBA mbetet një vend jomiqësor ndaj Rusisë

1730890634_putindhetrump.JPG

Kremlini e ka pranuar fitoren e dukshme të Donald Trump, por thotë se nuk është në dijeni të ndonjë plani të Vladimir Putin për ta uruar atë.

Zëdhënësi i Kremlini, Dmitry Peskov tha gjithashtu se SHBA-të mbeten një vend jomiqësor ndaj Rusisë.

Moska po i shikon nga afër ngjarjet dhe po analizon deklaratat e bëra në lidhje me të nga politikanët amerikanë, tha Peskov, duke shtuar se marrëdhëniet midis dy vendeve ishin në nivelin më të ulët historik.

Trump ka mbajtur më parë anën e Putinit lidhur me inteligjencën amerikane për ndërhyrjen në zgjedhje, ka ndaluar ndihmën nga Ukraina dhe ka kritikuar vazhdimisht NATO-n.

Megjithatë, ai ka dënuar gjithashtu pushtimin rus të Ukrainës dhe këmbënguli se ka një marrëdhënie të mirë me udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Një libër i kohëve të fundit nga gazetari veteran amerikan Bob Woodward sugjeroi se Trump dhe Putin kanë folur deri në shtatë herë që kur Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021.

Ora 11:32
'E uroj përzemërsisht Trump-in', Von der Leyen: Le të punojmë së bashku për një axhendë të fortë transatlantike

1730889273_vonderleyentrump.JPG

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka uruar Donald Trump për rizgjedhjen në Shtëpinë e Bardhë. Von Der Leyen shpreson të punojnë së bashku me Trump në krye të Shteteve të Bashkuara për të çuar më tej axhendën transatlantike.

'Unë e përgëzoj ngrohtësisht Donald J. Trump. BE dhe SHBA janë më shumë se thjesht aleatë.

Ne jemi të lidhur nga një partneritet i vërtetë mes njerëzve tanë, duke bashkuar 800 milionë qytetarë.

Pra, le të punojmë së bashku për një axhendë të fortë transatlantike që vazhdon të ofrojë për ta.', shkruan Von Der Leyen në X.

 

Ora 11:14
Milorad Dodik uron Trump: Kjo është fitore e Amerikës në të cilën ne besojmë

1730889012_MiloradDodik.JPG

Presidenti i Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, u është drejtuar qytetarëve para pallatit të Republikës Sërpska në Banja Llukë, pas fitores së shpallur nga Donald Trump.

Krah tij ishte anëtarja serbe në Presidencën e Bosnje-Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq, dhe ministri i Energjisë dhe Minierave në Republikën Sërpska, Petar Gjokiq.

“Kjo është fitore e Amerikës në të cilën ne besojmë, e Amerikës që është për paqen,” ka thënë Dodik në një fjalim të shkurtër para pallatit.

Të pranishmit janë parë duke mbajtur flamuj të Republikës Sërpska, Serbisë dhe Rusisë.

Ora 11:07
'Urime mikut tim Donald Trump', Erdogan mesazh në X: Periudhë e re për popullin amerikan! Shpresoj të marrin fund luftërat

1730887717_erdogantrump.JPG

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka uruar në X, presidentin e ri të SHBA-së Donald Trump për fitoren në zgjedhjet e Shtëpisë së Bardhë. Erdogan shpreson se marrëdhëniet me SHBA tani do të fuqizohen pas zgjedhjes së ‘mikut të tij’.

‘Uroj mikun tim Donald Trump, që fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara pas një beteje të fortë dhe u rizgjodh si president i SHBA-së.

Në këtë periudhë të re që do të filloj për popullin amerikan, shpresoj që marrëdhëniet Turqi-SHBA të fuqizohen, që krizat dhe luftërat globale dhe rajonale, veçanrësisht çështja palestineze dhe lufta Rusi-Ukrainë të marrë fund. Besoj se më shumë përpjekje do të bëhen për një botë më të drejtë.

Shpresoj se zgjedhjet të jenë të frytshme për miqtë dhe aleatët tanë në Shtetet e Bashkuara dhe për të gjithë njerëzimin', shkruan Erdogan në X.

Ora 09:51
'Sapo urova Trump për zgjedhjen si president', Shefi i NATO-s Marc Rutte: Lidershipi i tij do të jetë çelësi në mbajtjen fort të Aleancës

1730883193_marcruutetrump.JPG

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se e ka uruar Trumpin për “fitore si president i SHBA-së”.

Rutte ka thënë se “udhëheqja e tij do të jetë edhe një herë kyçe për ta mbajtur aleancën të fortë. Mezi pres të punoj me të dhe të avancojmë paqen përmes NATO-s”, ka thënë shefi i NATO-s përmes një postimi në X.

 

Ora 09:45
Ndërhyrje në zgjedhjet amerikane? Ambasada ruse në SHBA e mohon: S'ka asnjë provë, të shpikura për t’u përdorur në luftën e brendshme politike

Ambasada ruse në Shtetet e Bashkuara ka mohuar akuzat për ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet presidenciale amerikane, pasi autoritetet thanë se kërcënimet me bomba të shpikura ndaj stacioneve të votimit dukeshin se kishin origjinën nga Rusia.

FBI-ja konfirmoi se kërcënimet me bomba ndaj disa pikave të votimit në shtete të ndryshme mund të kishin buruar nga domainet e postave elektronike ruse. Megjithatë, FBI-ja tha se asnjë prej kërcënimeve nuk u përcaktua si e besueshme, megjithatë ato shkaktuan mbylljen e përkohshme të disa pikave votimi.

Kjo ka ndodhur pas një vlerësimi të inteligjencës amerikane muajin e kaluar, sipas të cilit operativët rusë ishin pas një videoje të rreme që pretendonte të tregonte dikë duke shkatërruar fletëvotime të dërguara me postë në Pensilvani në fund të tetorit.

Ambasada ruse në Uashington tha se akuzat amerikane ishin pa baza.

"Shpifje dashakeqëse. Shpikur për përdorim në luftën politike të brendshme të Shteteve të Bashkuara. Nuk ka marrë asnjë provë në kontaktet e saj me zyrtarët amerikanë ose edhe ndonjë kërkesë lidhur me historinë që po promovon shtypi" dhe akuzoi autoritetet dhe mediat amerikane për "histeri" lidhur me informacionet e rreme të pretenduara ruse në lidhje me zgjedhjet’, tha ambasada në deklaratat e saj, të raportuara nga agjencia e lajmeve shtetërore RIA Novosti.

Edhe sekretari i shtypit i presidentit rus, Dmitry Peskov, ka mohuar disa herë çdo ndërhyrje zgjedhore nga Moska, duke thënë se akuzat ishin "plotësisht të pabaza," sipas RIA Novosti.

Ora 09:44
'Italia dhe SHBA janë kombe motra', Meloni uron Donald Trump: Aleancën e palëkundur do ta forcojmë edhe më shumë

 

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka uruar në X presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Meloni thekson se Italia dhe SHBA janë kombe ‘motra’ dhe kanë një aleancë të palëkundur. Meloni shton se këtë aleancë me Trump në Shtëpinë e Bardhë do ta forcojë më shumë.

'Në emrin tim dhe të qeverisë italiane, urimet e mia më të sinqerta për Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald #Trump.

Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë kombe “motra”, të lidhura nga një aleancë e palëkundur, vlera të përbashkëta dhe një miqësi historike.

Është një lidhje strategjike, të cilën jam i sigurt se tani do ta forcojmë edhe më shumë. Punë të mbarë zoti President', shkruan Meloni në X.

Ora 09:36
'Gati për të punuar bashkë siç bëmë 4 vite', Macron shkruan në X për fitoren e Trump: Me bindjet tuaja dhe të miat, për më shumë paqe dhe prosperitet

1730882305_macrondhetrump.JPG

Presidenti francez Emmanuel Macron ka uruar përmes një postimi në X, presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump i cili rikthehet në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë.

Macron shkruan se është gati për të punuar me Trump megjithëse bindjet e tyre mund të jenë të ndryshme.

'Urime President @realDonaldTrump.

Gati për të punuar së bashku siç bëmë për katër vjet. Me bindjet tuaja dhe të miat. Me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe prosperitet', shkruan Macron në X.

Ora 09:34
Zelensky uron Trump: Shpresojmë të sjell paqe për Ukrainë, presim epokën e një Amerike të fortë

1730882627_volodymirzeklensky.JPG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Përmes një postimi në X, ai shkruan se shpreson që me zgjedhjen e Trump, të vijë edhe paqja në Ukrainë.

“Më kujtohet takimi ynë i shkëlqyer me Presidentin Trump në shtator, ku diskutuam në detaje partneritetin strategjik SHBA-Ukrainë, Planin e Fitores dhe mënyrat për t'i dhënë fund agresionit rus kundër Ukrainës. Vlerësoj përkushtimin e Presidentit Trump ndaj qasjes “paqe përmes forcës” në çështjet globale. Ky është pikërisht parimi që mund të sjellë paqen e drejtë në Ukrainë. Shpresoj që do ta vëmë në zbatim së bashku. Presim një epokë të një Amerike të fortë nën udhëheqjen vendimtare të Presidentit Trump. Ne mbështetemi në mbështetjen e vazhdueshme dypartiake për Ukrainën në Shtetet e Bashkuara. Me padurim pres të uroj personalisht Presidentin Trump dhe të diskutojmë mënyrat për të forcuar partneritetin strategjik të Ukrainës me Shtetet e Bashkuara”, tha Zelensky në X.

Ora 09:31
'Mezi pres të punoj me administratën e re', Osmani mesazh në X për fitoren e Trump: SHBA, partnere e palëkundur dhe e domosdoshme e Kosovës

1730881961_osamnidhetrump.JPG

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  ka uruar republikanin Trump dhe kandidatin e tij për nënpresident, Vance për fitore si “president dhe nënpresident të Shteteve të Bashkuara”.

“Shtetet e Bashkuara mbesin partnere të palëkundura dhe të domosdoshme të Kosovës. Mezi pres të punoj me administratën e re, dhe të thellojmë lidhjet tona unike dhe aleancën strategjike. Zoti e bekoftë Amerikën, lideren e botës së lirë”, ka thënë Osmani përmes një postimi në X.

 

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 06/11/2024 10:04

    Tani qe fitoj keta kur..t qe benin fushate kundra Trump po i lepihen si lavire sepse karakteri i tyre eshte i tille , do zoti ky i mbyll keto konfliktet dhe te jetoj bota ne paqe

    Përgjigju
  • nari: 06/11/2024 09:52

    ta hongsha zemren o trump

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Interi mposht Arsenalin me penallti, Barcelona shënon pesë gola në Beograd! Në Munich shtyhet ndeshja, Atletico fiton në Paris! Surprizon Brest

Champions League/ Interi mposht Arsenalin me penallti, Barcelona shënon pesë gola në Beograd! Në Munich shtyhet ndeshja, Atletico fiton në Paris! Surprizon Brest