Tryeza ekonomike e PD, Shehu:
Qeveria rrit borxhin qëllimisht

Tryeza ekonomike e PD, Shehu:<br />Qeveria rrit borxhin qëllimisht
TIRANË - “Ku po shkon ekonomia shqiptare? Vendimet e qeverisë dhe sfida përballë krizës globale”, ka qenë tema e tryezës së rrumbullakët të zhvilluar nga PD. Të djathtë akuzuan qeverinë e re për rritje të borxhit dhe ulje të të ardhurave.

Ajo që binte në sy gjatë takimit, ishte se të gjithë diskutantët ishin ish-ministra dhe zv/ministra të qeverisë paraardhëse të kryeministrit Sali Berisha.

Fjala e hapjes u mbajt nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. “Efektet e aktit normativ mbi investimet, rritjen ekonomike dhe stabilitetin makro-ekonomik të vendit”  është tema e referuar nga Zana Guxholli; “Efekti i aktit normativ, në stabilitetin financiar dhe makro-ekonomik” temë nga ish-ministri i Ekonomisë, Florion Mima; “A ka faktorë joqeveritarë që mund të shpëtojnë ekonominë nga kriza e provokuar nga vendimet e qeverisë?” është tema e trajtuar nga ish-ministri i Energjitikës, Genc Ruli. “Administrimi fiskal gjatë muajve të fundit dhe rreziku i klientelizmit”, ka qenë tema diskutar nga zv/ministri i Financave, Alfred Rrushaj.

“Ulja e planit të të ardhurave, parashikuar për tetor-dhjetor 2013” është tema e referuar nga ish-ministri i Financave, Ridvan Bode  i cili është ndaliur tek modeli ekonomik i qeverisë PD, dhe tek modeli i taksimit.

Ndërsa Sherefedin Shehu në trajtimin e temës “Rritja e borxhit publik nga defiçiti i parashikuar nga qeveria” ka akuzuar qeverinë Rama për rritje të qëllimshme të defiçitit.

17:40 SHEREFEDIN SHEHU: AKTI NORMATIV PËRBËN RREZIK PËR QEVERINË
Deputeti i Partisë Demokratike Sherefedin Shehu, në fjalën e tij tha se qeveria e re duhet të tregojë kujdes të madh me financat publike, ndërsa theksoi se “Akti normativ përbën rrezik për qeverinë”.

Duke vlerësuar arritjet nga qeveria e mëparshme, Shehu akuzoi qeverinë e re për rritje të qëllimshme të deficitit.

“BE dha vlerësime për reformat nga qeveria e PD. Borxhi u rrit nga ulja të ardhurave, dhe kjo mund të nënkuptojë se qeveria e ka bërë atë me paramendim, duke krijuar hapësirë fiskale për klientët e saj. Kemi dëgjuar lëvdatat e para për realizimin e të ardhurave. Ulja e bazës së krahasimit, tregon se qeveria parapërgatit dështimin e saj, dhe këtë do t’ja faturojë qeverisë së mëparshme. Ka mungesë transparence dhe klentelizëm, dhe kjo justifikohet me krijimin e kësaj hapësire për qeverinë. Rritja e deficitit ka ardhur si pasojë e uljes së të ardhurave”, tha Shehu.

17:30 BODE: TË ARDHURAT JANË ULUR NË 4 MUAJT E FUNDIT
Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, u ndal tek modeli ekonomik i ndjekur nga qeveria e mëparshme, dhe kryesisht tek modeli i taksave. Bode tha se qeveria e mëparshme u fokusua tek politika e taksave të ulëta, ndërsa premtimi i qeverisë Rama për ta zeruar taksën e biznesit të vogël sipas tij është abusive.

“Jemi bazuar tek model i taksave të ulëta për të favorizuar biznesin dhe për të mënjanuar informalitetin dhe invazionin. Premtimi për të hequr taksën e biznesit të vogël është abuzive. Qeveria e PD përgjysmoi taksat. Qeveria e re nuk duhet të vijojë me uljen e rendimentit fiskal. Në 2005 pati rritje të të ardhurave doganore. Ndërsa tani vendi ynë, shfaq ritme të humbura për rritjen e të ardhurave. Në katër muajt e fundit janë ulur të ardhurat”, tha Bode.

BASHA: ULJA E TË ARDHURAVE, FAKTOR RREZIKU, PAPËRGJEGJSHMËRIE, DO INFORMOJMË NDËRKOMBTARËT
"Do flas për buxhetin e 3-muajve të fundit të vitit 2013. Me një goditje dyfish arbitare, të pambështetur në gjendjen reale, mazhoranca vendosi papritur të ulë me 200 milionë dollarë planin e të ardhurave nga tatimet dhe doganat në 3 muajt e fundit të vitit, të linte pa mbledhur 4 herë më shumë të ardhura se qeveria e mëparshme. Njëherazi me krijimin e kësaj grope të madhe qeveria vendosi të merrte me dorë të rëndë 400 milionë dollarë, dukshëm më shumë se mundësitë e krijuara nga menaxhimi prej nesh.

Qeveria ka ngritur zërin kundër marrjes borxh dhe i bie me top sapo instalohet në pushtet. Ky është problem i rëndë etiko-moral me zgjedhësit, që i ka gënjyer. Ulja e të ardhurave me 25% më pak se plani fillestar dhe mbushja e gropës me rritje të deficitit nga 3,4% në 5% dhe borxhit publik nga 62% në 69% bëhej me 3 objektiva bazë; krijimin e një rezerve të padukshmne për dështim me propabilitet 95%, siç tha një ekspert ndërkombëtar, i ftuar nga vetë PS; së dyti përkeqësimin artificial të gjendjes së financave publike me qëllim që çdo zhvillim normal të trumbetohet si sukses për të shitur si real një sukses artificial; së treti krijimin e një mekanizimi me mundësi të mëdha abuzimi me financat publike në favor të klientelës dhe nëpërmjet tij mbajta peng e biznesit dhe medias.

Një qeveri që ndryshe shkruan dhe ndryshe flet. Kreu i saj një herë tha se vendi rrezikon krizën greke dhe më pas tha se s’ka skenar grek për Shqipërinë. Kjo është pasojë e inkoherencës, klientelizimit që prodhon vetëm pikëpyetje, pasiguri dhe frikë duke u kthyer në një faktor rreziku për stabilitetin dhe ekonominë. Sot organizojmë konferencë përmbyllëse kundër aktit normativ të buxhetit. Do informojmë partnerët tanë lidhur me rrezikshmërinë e këtij planifikimi edhe për buxhetin e 2014-s. Do argumentojmë përtej çdo dyshimi se ulja e të ardhurave nuk kishte asnjë bazë në ekonominë reale. Ulja ishte shprehje e panikut, pse jo hilesë, por dhe pesimizmit dhe planifikimit të papërgjegjshëm qeveritar, faktor rreziku për të parashikuar krizën ekonomike.

Nëse qeveria do kishte mbajtur në nivelin e 8-mujorit tonë, të ardhurat do ishin më të larta se sa në kushtet e pesimizmit të një administrate nën stres dhe amatoreske. Ato të ardhura që janë mbledhur ishin për të mbushur shpenzimet e qeverisë dhe as për qytetarët dhe as për hallet e biznesit. Do argumentojmë se struktura e shpenzimeve përbën fillesë të një buxheti, që përdoret keq, më shumë për shërbime operative se sa për zhvillim.

Do bëjmë një analizë të lidhjeve të akteve të qeverisë me qeverinë. Se si faktorët joqeveritare mund të kontribuojnë në shmangien e krizës së ekonomisë. Do analizojmë mbrapshtësinë e prokurorimeve të paligjshme të auditimit nëpërmjet një kompanie konsulente dhe prokurorime të drejtpërdrejta si shprehje e arrogancës dhe instikteve kleptokratike të qeverisë. T’i bëjmë rezistencë këtij fenomeni, që është në fillimet e tij, që të shmangim një sëmundje kronike. Kemi thënë se do jemi opozitë e alternativës", tha në fjalën e tij, Basha.
 
Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Vetëm 40% e pasardhësve të familjeve të persekutuara gjatë regjimit komunist votojnë për PD-në…

Eduard Zaloshnja: Vetëm 40% e pasardhësve të familjeve të persekutuara gjatë regjimit komunist votojnë për PD-në…