TIRANË- Në shqipëri lulëzojnë shumë lule dhe bimë të cilat janë tepër të veçanta. Ato rritën vetëm në disa zona të caktuara. Inxhinieri I pyjeve Abdulla Diku në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli” shpjegoi se cilat janë lulet e veçanta dhe të rralla që nuk rriten në vende të tjera si tulipani dhe shafrani shqiptar:
“Shafranët është fiks koha e tyre, janë bimë shumë interesante, shumë të bukura jo vetëm për t’u parë janë edhe shumë të rëndësishme edhe në aspektin mjekësor.Shafranët ndryshe quhen edhe lulet e dëborës, ato lulëzojnë pavarëissht se janë në dëborë, këto mbijnë edhe kur dëbora ëhstë 10 cm” tha ai.
“Tulipani shqiptarë është lulja më e bukur që ekziston në trojet shqiptare dhe pritet që të cel për dy javë, është bimë 100% shqiptare nuk ka asnjë bimë tjetër të ngjashme me të.Numri I luleve të këtij lloji është 250 në të gjithë globin, është një numër shumë I kufizuar, I cili është vlerë e jashtëzakonshme, por jemi të shqetësuar që edhe mund të zhduket. Tulipani kosovës është pak më i përhapur se tulipani shqiptarë, i cili është shumë i vështirë për tu rikuperuar nëpërmjet farës” tha z.Abdulla për këtë lule unike dhe 100% shqiptare.
Inxhinieri I pyejeve Abdulla Diku tregoi edhe për një tjetër lule të veçantë e cila mund të gjendet në afërsi të Tiranës, sezoni I lulëzimit të saj fillon për 10 ditë:
"Gjithashtu është edhe një tjetër lule e cila është më e përhapur e cila quhet Narcist, atë mund ta gjejmë në dy zona kryesore në Shishtavec në Kukës dhe pak kilometra larg Tiranës në Xibër” përfundoi ai .