KABUL - Një artist amerikan me mbështetjen e 100 vullnetarëve afgane kanë shpërndarë më shumë se 10 mijë tullumbace të kuqe në rrugët e Kabulit, për të përcjellë një mesazh lumturie dhe paqeje ndaj afganëve.
Një nga koordinatorët e projektit tha se qëllimi ishte që të nxisin popullin afgan të jenë më optimist për vendin e tyre.
Organizatori i eventit tha se çdo tullumbace përfaqëson një mesazh paqeje dhe shprese për ndryshim në një vend, ku qytetarët po vuajnë që prej tre dekadave nga lufta dhe varfëria.
Sulmet kryengritëse kundër civilëve, punonjësve të qeverisë dhe forcave afgane të sigurisë janë rritur që kur talebanët njoftuan të ashtuquajturën ofensivën e tyre muajin e kaluar.
Eventi “Ne besojmë në Balona” u zhvillua një ditë pas shpërthimeve me bombë dhe të shtënave në kryeqytetin afgan. Artisti nga New York-u Arboleda Yazmany, ka organizuar veprime të ngjashme në Kenia, Indi dhe Japoni.
Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com