Tuna në një lidhje me reperin Cozman?

Tuna në një lidhje me reperin Cozman?
Këngëtarja nga Shkupi Altuna Sjediu e cila njihet si Tuna vazhdon të përflitet për lidhjet e saj.



Këtë herë këngëtarja bukuroshe është fotografuar me reperin Cozman, ku duken më të afërt sesa thjesht miq.

Një javë më parë ishte vetë Tuna ajo që mohoi të ketë lidhje me reperin e grupit Babastars, por tanimë ata janë fotografuar në një lokal ku duken shumë afër njëri-tjetrit.



Disa kohë më parë ishin mediat kosovare të cilat thanë se Tuna ishte lidhur me një reper, por kjo e fundit e mohoi diçka të tillë duke u justifikuar me faktin që nuk ka shumë kohë për jetën private për shkak të angazhimeve profesionale.

Meqenëse Tuna është e angazhuar në Shqipëri këto kohë, si duket është reperi ai që ka gjetur kohën të rrijë me të pasi ata janë fotografuar në një lokal në Tiranë.



Sipas “Panorama Plus” Cozman nuk ka dashur ta komentojë këtë gjë duke thënë se nuk flet për jetën e tij private, ndërsa Tuna nuk dëshiron të komentojë fare në lidhje me këtë fakt.

(b.t/shqiptarja.com)

4/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve