ELBASAN, 27 Qershor /ATSH-Miranda Sadiku /.- Për shkak të vazhdimit të punimeve tuneli i Krrabës do të qëndrojë i mbyllur deri në datë 1 korrik.
Drejtoria e policise së qarkut Elbasan njofton se " i është kërkuar nga firma ndërtuese të marrë masa për rregullimin e trafikut deri në  1 korrik".
Në një njoftim të mëparshëm nga Ministria e Brendshme ishte parashikuar që tuneli të hapej në 28 qershor.
Por zgjatja e punimeve në rrugë më tepër se parashikimi ka bërë që afati të shtyhet.
Policia kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe njëkohësisht njofton se deri mëngjesin e 1 korrikut qarkullimi nga Elbasani drejt Tiranës dhe anasjelltas do të kryhet nga aksi Qafq Krrabës.
Tuneli u mbyll mëngjesin e 25 qershorit për shkak të punimeve qe po kryhen në këtë rrugë./a.g/