TIRANE - Tuneli i Krrabës dhe rruga e re Tiranë-Elbasan do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur deri më 10 korrik. Mësohet se shkak për mbylljen e tunelit të Krrabës është bërë për shkak të punimeve.

Lidhja mes Elbasanit dhe Tiranës do vijojë të bëhet nga rruga e vjetër në Qafën e Krrabës dhe për mjetet e rënda dhe trajlerat nga segmeti Elbasan-Durrës.

Ndërkaq, banorët e zonës kanë paralajmëruar se do të kryejnë protesta për shkak të bllokimit të rrugës.
 

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)