KAIROUAN - Forcat tuniziane të sigurisë, në rajonin Kairouan të Tunizisë ndajonë afërsisht 50 persona "të dyshuar se i përkasin rrymës Selefi".

Sipas informacionit të marrë nga burimet e Policisë, mësohet se në rajonin Kairouan janë ndaluar 50 persona të dyshuar si anëtarë të rrymës Selefi. Burimet bënë të ditur se në hyrjet dhe kryqëzimet e qytetit janë ngritur pika kontrolli.

Ditën e djeshme Kryeministri El-Habib es-Sajd, në një konferencë për shtyp kishte shprehur se forcat e sigurisë do të rrisnin praktikat e mbikëqyrjes dhe inspektimit në qytet.

Gjatë sulmit të ndërmarrë në kryeqytetin Tunus ditë më parë patën humbur jetën 23 persona ku 20 prej tyre turistë dhe ishin plagosur 47 persona të tjerë. Ndërsa në faqet e internetit që kishin lidhje të afërta me organzatën terroriste ISIL pretendohej se sulmi ishte marrë përsipër nga ISIL.

Marrë nga "Anadolu Agency"

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)