/ATSH-AFP/ -Tunizia, një prej vendeve kryesore të rekrutimit për grupet xhihadiste në Irak dhë në Siri, akuzoi sot Turqinë për lehtësimin e kalimit të tyre në territorin kufitar të dy vendeve në luftë si dhe për ndihmën e drejtpërdrejtë apo indirekte të terrorizmit.
"Ne i kemi kërkuar ambasadorit tonë në Turqi t'i tërheqë vëmendjen autoriteteve turke për faktin se nuk duam që një vend islamik si Turqia të ndihmojë drejtpërdrejt apo indirekt terrorizmin në Tunizi duke lehtësuar lëvizjen e terroristëve", deklaroi shefi i diplomacisë tuniziane, Taieb Baccouche.
"Turqia është një vendkalim për të rinjtë që shkojnë të luftojnë në Siri apo që kthehen nga Turqia drejt Libisë, më pas në mënyrë klandestine drejt Tunizisë", shtoi ai.
"Rreth 3000 tunizianë luftojnë në Siri apo në Irak në grupet xhihadiste si Shteti Islamik, i cili mori përsipër përgjegjësinë e sulmit të përgjakshëm në muzeun e Bardos në kryeqytetin tunizian më 18 mars", sipas statistikave tuniziane.