Tunizia organizoi sot një marshim kundër terrorizmit në të cilin mijëra persona dhe drejtues të huaj morën pjesë pas atentatit të përgjakshëm në Muzeun e Bardosë.
Një turmë e madhe që iu bashkua drejtuesve të huaj parakaloi sot në Tunis kundër terrorizmit në reagim të atentatit të përgjakshëm në muzeun e Bardo, menjëherë pas njoftimit të vdekjes së shefit kyesor të grupit xhihadist të Tunizisë.
Një turmë e madhe njerëzish, që iu bashkua drejtuesve të huaj, parakaloi sot në Tunis kundër terrorizmit në reagim të atentatit të përgjakshëm në muzeun e Bardo, menjëherë pas njoftimit për vdekjen e shefit kyesor të grupit xhihadist të Tunizisë.
"Tunizia e lirë, poshtë terrorizmi", "Vendi ynë është më i fortë se ju", thërrisnin manifestuesit e të gjitha moshave mes një "deti" flamujsh tunizianë.
Në mesditë pjesë e tyre u bënë dhe presidenti tunizian, Beji Caïd Essebsi i shoqëruar nga homologët francez, François Hollande, gabonez, Ali Bongo dhe palestinez, Mahmoud Abbas, si dhe nga kryeministrat italian, Matteo Renzi dhe algjerian, Abdelmalek Sellal.
"Një përshëndetje e madhe për popullin tunizian që ka treguar se nuk do të përulet para terrorizmit. Faleminderit për gjithçka dhe i them popullit tunizian: "Përpara! Ti nuk je vetëm", theksoi Caid Essebsi, 88 vjeç, i cili është dhe nismëtari i këtij manifestimi.
Presidenti francez i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të bashkojë forcat në luftën kundër terrorizmit.
"Të gjithë këta njerëz kanë ardhur për t'i thënë jo terrorizmit dhe për të dërguar një mesazh për terroristët: Tunizia është e paprekshme!", deklaroi një prej tyre.
Drejtuesit marshuan së bashku me zyrtarë dhe gazetarë rreth 100 metra në një perimetër krejtësisht të rrethuar nga qindra policë të pajisur me armë automatike. Helikopterë të shumtë fluturonin mbi zonë ndërkohë që qitësit e elitës ishin vendosur mbi çatitë e ndërtesave. /atsh/