Tupe në Rreze Dielli: Pak “Delikatesë” për Shën Valentin
Në emisionin “Rreze Dielli” të televizionit A1 Report ditën e sotme nuk ka munguar humori dhe spontaniteti që ka sjellë në studio autori dhe shkrimtari i njohur Edmond Tupe. Tupe, i cili gjithmonë
Në emisionin “Rreze Dielli” të televizionit A1 Report ditën e sotme nuk ka munguar humori dhe spontaniteti që ka sjellë në studio autori dhe shkrimtari i njohur Edmond Tupe.
Tupe, i cili gjithmonë vjen surprizues për publikun dhe lexuesit e tij të rregullt këtë rradhë ka sjellë për adhuruesit e tij librin “Delikatesa” të shkrimtarit francez, David Foenkinos.
Meqënëse jemi në prag të një feste mjaft të veçantë për të dashuruait, siç është ajo e “Shën Valentinit”, shkrimtari i ka ardhur në ndihmë kujtdo që dëshiron të bëjë një dhuratë për njeriun e zemrës.
Autori Tupe ka bërë një përmbledhje të shkurtër të asaj që do gjejnë lexuesit në këtë libër, i cili është një bestseller në Francë.
Tupe ka thënë se në në qendër të ngjarjeve që zhvillohen është lidhja e një çifti, e cila kalon në disa faza, atë të njohjes, bashkimit, krizës në çift dhe më pas një “ringjalljeje” të marrëdhënies së tyre.
Tupe, duke shkëmbyer dhe shaka herë pas here me gazetaren e rubrikës “Një libër për ju” ka thënë se çdo lexues e interpreton në mënyrën e vet këtë histori, e cila vjen me një gjuhë mjaft të thjeshtë dhe me një stil mjaft të natyrshëm.
Më pas ka treguar se momentet më të përshtatshme për të përkthyer i gjen ditën pasi është dhe më i kthjellët.
Tupe, i cili njihet si një autor erotik ka thënë se në këtë libër ka erotizëm por jo vulgaritet.
Sa i përket ndjenjës së dashurisë autori ka thënë se dashuria ë këtij çifti është alkimi, pasi në këtë marrëdhënie ndikojnë faktorë ekonomikë, socialë dhe kulturor.
Nuk kanë munguar batutat e autorit Tupe të tipit “populli shqiptar është popull erotik pasi ha fasule që përmban vitaminë E dhe bukë misri”.
Tupe ka zbuluar për A1 Report se së shpejti lexuesit do të kenë në duar një përkthim të ri të tij, në qendër të të cilit është një histori tjetër dashurie.
(b.t/shqiptarja.com)
3/6
Sondazhi i ditës:
11 Nëntor, 07:59
A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?
-
Po
38.8%
-
Jo
55.1%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 2504
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Gaza/ Bombardime izralite në Rripin verior, humbasin jetën 16 palestinezë
12 Nëntor, 08:26
-
Zyrtarizohen katër mungesat e Kombëtares, Sylvinho fton tre futbollistë të rinj! Mes tyre Arbnor Muja
12 Nëntor, 08:25
-
COP29/ Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike
12 Nëntor, 08:16
-
Kosovë, Kurti për Marrëveshjen e Uashingtonit: Së pari ajo e Brukselit
12 Nëntor, 08:04
-
Marrëveshja/ 7 emigrantët e vendosur në Shëngjin kthehen në mesnatë në Brindizi
12 Nëntor, 07:49
-
Komisioni hetimor i Shëndetësisë, sot dëshmon Ilir Beqaj! Ish ministri i Shëndetësisë pritet të vijë nga burgu në Kuvend
12 Nëntor, 07:33
-
Yjet mbështesin dashuritë e reja për beqarët... Çfarë thonë yjet për ju sot
12 Nëntor, 07:30
-
Frrok Çupi: Ju tregoj konfliktin me Sali Berishën në gazetën “Rilindja Demokratike”
12 Nëntor, 07:10
-
Ja dy shenjat më të mërzitshme të horoskopit
11 Nëntor, 22:59
-
Plagosi me thikë 4 persona në rrugë, publikohet foto e autorit të sulmit të rëndë në Ferizaj (Foto)
11 Nëntor, 22:49
-
Mes debateve, Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin 3.6 miliardë euro për vitin 2025
11 Nëntor, 22:38
-
'Dy qëndrimet e Ramës për reformën në drejtësi', Basha poston videon: Bashkë me Berishën po bëjnë gjithçka për të goditur SPAK
11 Nëntor, 22:37