Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, në fundjavë , i prezantoi trupit diplomatik të akredituar në Kosovë bukuritë dhe mikpritjen e pashembullt shqiptare në një guidë turistike në veri të Shqipërisë.
Pas dy udhëtimeve mbresëlënëse në Luginën e Valbonës dhe në Theth me ambasadorët e akredituar në Kosovë, ambasada Shqipëtare në Kosovë, organizoi një tjetër udhetim interesant me traget për të shijuar bukuritë natyrore të liqenit të Komanit me disa ambasadorë të akredituar në Kosovë.
Ambasadorët shijuan ushqimet tradicionale të përgatitura me produkte bio të zonës në restorantin "Mrizi i Zanave" në Fishtë të Lezhës si dhe zhvilluan një vizitë në memorialin e Skënderbeut në këtë qytet, ku mysafirët ndoqën edhe një program të shkurtër folklorik të improvizuar për ta./ATSH/
/Shqiptarja.com