Turistët në Theth të mahnitur nga natyra, flasin për Report Tv: Nota ‘10’ për Shqipërinë! Pronari i Bujtinës: Problem energjia elektrike, çdo darkë ikin dritat

Pak ditë më parë, Organizata Botërore e Turizmit publikoi shifrat e rritjes së numrit të turistëve në Shqipëri që vihej re një rritje prej 54% krahasuar me periudhën para pandemisë, duke zënë kështu vendin e parë në Evropë për rritjen më të madhe.

Sot një grup turistësh holandezë dhe amerikanë gjatë një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Thethi për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV kanë vlerësuar me notën ‘10’ Shqipërinë sa i takon asaj çfarë ofron për turistët nga vende të ndryshme. Ata thanë se do ta rekomandonin për të gjithë miqtë e tyre.

“Kemi ardhur për shtegun The Peaks of the Balkans. Jemi të gëzuar dhe pritshmëritë tonë janë tejkaluar. Është kaq bukur, me malet dhe fushat kaq të bukura. I japim një 10 Shqipërisë për turizëm. Do ua rekomandojmë edhe miqve tanë”- u shpreh njëri prej turistëve.

Por nga ana tjetër, Polia, pronari i Bujtinës ku turistët po qëndronin solli në vëmendje një problematikë tjetër që sipas tij është mungesa e energjisë elektrike në këtë zonë. Ai tha se pavarësisht se energjia elektrike e prodhuar nga HEC-i në Theth siç duket nuk mjafton dhe çdo darkë fiken dritat.

“ Ne e themi me batutë, nëse s’keni probleme në Shqipëri mbase nuk jeni më në Shqipëri. Problemet me energjinëVijojmë të kemi probleme me energjinë, kemi pasur premtime se do rregullohet por siç dihet tashmë ka neglizhencë. Ne kemi një HEC këtu në zonë dhe sic duket energjia që prodhon nuk mjafton. Çdo kohë darke fiken dritat. Kjo realisht neve na kushton shumë probleme”- u shpreh pronari i bujtinës

Sa i takon rezervimeve, ai tha se situata është mjaft e mirë dhe se ka një numër gjithnjë e në rritje të turistëve të huaj.

Edhe në Sarandë operatorët turistikë janë optimistë se kjo verë do të jetë tepër e mirë për ta.

“Rezervimet janë në situatën më të mirë të mundshme për këtë periudhë. Duket se për periudhën qershor ka një rritje të konsiderueshme, korriku gushti nuk diskutohet. Ka premisa që edhe muaji shtator të tjetë një nga muajt që do të konkurojë dhe korrikun e gushtin”- u shpreh Arben Çipa kryetar i shoqatës së turizmit në Sarandë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/05/2023 00:53

    Ne U.S.ka zona qe nuk mbulohen nga interneti.Kjo kuptohet kur udheton me tren,por keto jane zona me shume pak ose pa banore fare.S.d.q. ato notat 10 dhe ato rekomandimet nuk do t'i merrja shume seriozisht.

    Përgjigju
  • LORA: 26/05/2023 00:36

    Kam qene para dy vitesh vizitore ne Theth,ne muajin gusht,me agjensi turistike.Pothuaj cdo ndertese atje ishte bujtine dhe ndertime te reja dhe moderne alpine.Rruga ishte ne ndertim atehere,tani eshte e perfunduar Une nuk pashe probleme me dritat. Ishte nje mrekulli natyrore. Apeli per energjine elektrike nga zoti Polia duhet te jete i vertete dhe duhet zgjidhur urgjentisht.

    Përgjigju
  • Gagaci: 25/05/2023 22:43

    Ne cdo vend ne bote zona te largeta kane probleme me drita... dhe van damit i ikin drita tek ai filmi.. por bota dhe njerezit e zgjuar vejne gjeneratore silebcioze dhe shmangin ikjen e driterave..apo ishte silvester stallone ke filmi.. kerkoni rruge te denje dhe te mirmbahet se energjia .. e thashe nji gjenerator larg eshte ,,, sidomos kur investon ne shtepi te shumta druri ,,hedh 200000 euro psh dhe kursen nji gjenerator 10 mije euro .. tipik shqiptar

    Përgjigju
    • Or tej: 26/05/2023 00:18

      Ne njeren ane shtepite e drurit ne natyren e gjelbert, ne anen tjeter gjeneratori qe ndot mjedisin. Sijur stonon pak or teeeejjjjj

  • Alb: 25/05/2023 22:14

    Per drita dhe uje bahete fja ala. Magjinoje se nuk jena si shtet

    Përgjigju
  • Boga: 25/05/2023 21:56

    Me ardhjen e Benet Becit ne krye te bashkise Shkoder tapo rregullohet edhe korrenti edhe pastrimi koshave ne Theth vetem se don kohen e vet se primare per momentin asht qyteti Shkodres.

    Përgjigju
  • Gerdi: 25/05/2023 19:38

    Po Pavlini eshte njeri i nderuar dhe lider ne promovimin dhe zhvillimin e turizmit ne Theth. Me ato dritat ca do bej shteti se lat nam, 2023 vendi me i vizituar ne Alpe pa drita. TURP!

    Përgjigju
  • Gazi: 25/05/2023 19:37

    Behuni te pavarur dhe instaloni panele diellore.

    Përgjigju
    • alfred: 25/05/2023 21:45

      O Turo leni proçedurat mor burrë , vetëm lekë duhen dhe ti vendosim menjëherë , pa ndërhyrë shteti në mes.

    • Turi: 25/05/2023 20:26

      Do leje,ka procedure dhe ajo pune

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë