SHËNGJIN-Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me sipërmarrësit që kanë investuar në turizmin e kësaj zone. Rama ka bashkëbiseduar me disa prej tyre, të cilët kanë treguar problemet por edhe arritjet gjatë këtij sezoni turistik. I shoqëruar nga ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, Rama ka thënë se e kupton vështirësinë e sipërmarrësve për të gjetur staf të kualifikuar.
Një biznesmen nga Puka, i tha kryeministrit se problemi kryesor që ka sipërmarrja në këtë zonë është mungesa e krahut të punës. Një tjetër sipërmarrës në fushën e turizmit, i pranishëm në takim, i ka thënë kryeministrit se gjendja vijon të jetë problematike me sjelljen e nënpunësve të administratës tatimore. Biznesmeni kërkoi vëmendje gjithashtu edhe për erozionin, që sipas tij, po merr përditë copa deti.
Kryeministri në përgjigjen e tij tha se ka ende shumë punë për të bërë në fushën e turizmit, teksa përmendi si problem serioz, kualifikimin e punëtorëve. Rama bëri sërish një batutë për veshjen e tij, duke u shprehur se në momentin që veshja e tij nuk do përbëjë lajm atëherë nuk duhet të jetë më kryeministër. Rama risolli në vëmendje premtimin për ndërtimin e rrugës me Malin e Zi, që sipas tij, do të mundësojë kalimin për 30 minuta.
Pjesë nga bashkëbisedimi me sipërmarrësit:
Rama: Jam i mrekulluar nga investimi, nga gjithë ajo që pashë, jam i impresionuar nga çka dëgjova lidhur planet e mëtejshme, lidhur me punën e vështirë për të rekrutuar dhe përgatitur stafin, pasi sfida më e madhe e turizmit s’janë ngrehinat por cilësia e shërbimit. Do të ishte mirë që të ndanim me ju, vështirësinë për të gjetur njerëz të gatshëm. Po e kaloj mikrofonin tek ju, një lezhjan dhe një nga Puka. Respekte, s’ndaj dot mes pukjanit dhe tropojanit.
Biznesmeni nga Puka: Kryeministri tjetër do ishte me pushime në Karaibe, ky është këtu. Ky është sezoni i parë turistik për ne. Unë kam kompani ndërtimi, dhe këtë vit u morëm me turizëm. Mendoj se e ardhmja jonë është turizmi. Për hallet dhe shqetësimet që na kanë ndjekur, ju i dini vetë më mirë. Kemi probleme me krahun e punës. Pagat fillojnë nga 40.000 mijë lekë të reja e lart. Kjo është vështirësia kryesore, ne filluam tre muaj para që të kualifikonim punëtorët. I kemi paguar me pagë të plotë. Këtu thuhet s’ka punë, por ne jemi në hall. Papunësia në Shqipëri është zero, në mediat sociale dhe kudo ku shpallen vende pune, unë kam 50 vende të lira.
Biznesmeni 2: Po na ikin përditë copa deti. E di që duhen para, por po na ikën deti. Unë jam mbështetës i qeverisë suaj por s’jam servil. Ka probleme me administratën. Administrata tatimore s’ka pse bie forcën e saj këtu, por duhet të sjellë fjalën e shtetit. Prisja që pas takimit me Ronaldon të visheshit më sportivë. (Të qeshura)
Biznesmeni 3: Pushteti lokal është katastrofë. Dhera e plehra, hapësira është e ndotur, duhet parë një hallkë që për mua ka të meta. Turistët duan pastërti, se çmimet të lira janë. Duhen trotuarë me ndriçim. Mos e ndalni ritmin.
Rama: Ditën kur s’do befasoheni nga veshja ime, dmth që unë duhet të bëj punë tjetër. Ky është i vetmi argëtim që kam. Së dyti s’jemi këtu për të thënë që u mbyll sezoni e as për të bërë bilanc suksesesh por për të vënë disa pika mbi “i”, e për atë që mund ta konsiderojmë sukses. Ju falenderoj që nënvizuat se kemi qenë në kontakt disa herë brenda vitit. Pavarësisht nga ajo që mund të mendohet nga ata që komentet i kanë si ajrin që thithin, ne mësojmë nga këto takime dhe bashkëbisedime. Së treti, ajo që thamë në fillim të sezonit është se duam një sezon më të pastërt dhe më të sigurtë. Besoj se ky ka qenë sezoni më i pastër, ka akoma probleme. Një prej tyre, është si të rrisim bashkëpunimin me bashkitë, pavarësisht asaj që ju thoni, kapaciteti i bashkive është po ai, por volumi i mbeturinave të jetë shumë më shumë. Prandaj, problem është kur ka mungesë dëshire, por s’jemi këtu për këtë. Nga konstatimet e vizitorëve ne kemi bërë në vazhdimësi kontakte, kemi patur shumë më pak ankesa për pastërtinë. Sa për sigurinë, nëse nuk do të kishim atë masakrën e Vlorës, një vrasje haluçinante, do të kishim numrin më të ulët të vrasjeve për këtë vit. Por gjithashtu besoj se brenda shtatorit rruga këtu do të jetë e përfunduar. Nuk donim të punonim gjatë sezonit sepse do të kishim krijuar një kaos më të madh. Ambicia jonë është rruga Shëngjin – Velipojë dhe të bëjmë lidhjen me Malin e Zi në një kohë më të shkurtër se gjysmë ore, që të përfitojmë nga fluksi turistik nga Mali i Zi, sepse ka shumë kërkesë nga ana tjetër për të dalë ketej dhe për të eksploruar këtë pjesë të bregdetit gjatë sezonit. Edhe rruga e Torovicës do të nisë së shpejti, edhe Milot Balldren. Do të ketë zhvillime nga pikëpamja e infrastrukturës në Shkodër- Murriqan, Thumanë- Kashar.
Ju po e shikoni se hyrja e Milotit po transformohet tërësisht. Na është dashur të bëjmë goxha punë me projektet, ndërkohë që nyja është bërë nga e para, ndërsa në librat e propogandës figuron si punë e kryer.
Ka një hendek, këtu njerëzit ankohen për punë e punëdhënësit që ankohen se s’kanë punëtorë. Marr si shembull, më falni, menaxheren e këtij hotelit ku jemi këtu. Menaxherja e hotelit ka ardhur nga Amerika, e ka rrogën më të lartë se timen, plotësisht të merituar. Jam i bindur se eksperienca që po krijohet, se mos harroni se Çezari ka shkruar për Shëngjinin, pavarësisht se ju e keni armikun tek rëra.
Në takimin që zhvilloi në Shëngjin me sipërmarrës në fushën e turizmit, kryeministri Edi Rama, përveç fjalimit politik, pati edhe një batutë për veshjen e tij. Një nga biznesmenët i tha Ramës se priste që sot, ky i fundit të ishte veshur më sportiv pas takimit me Ronaldon.
Rama s’ia përtoi përgjigjen, ndërkohë që suprizoi sërish me veshjen e tij, ku spikati një kravatë blu, ku ishte stampuar personazhi i njohur i filmave me kartona, “Homer Simpsoni” duke vrapuar lakuriq.
Kravata e Ramës
Batutat:
Biznesmeni: E prisja që të ishe pak më sportiv, pasi takove Ronaldon.
Rama: Së pari, ditën kur s’do befasoheni nga veshja ime, dmth që unë duhet të bëj punë tjetër. Ky është i vetmi argëtim që kam.
Pse Rama e mban peng MINIMUMIN e pageses dhe MINIMUMIN JETIK qe e ka ne dore DIREKT TIMONIERI QE I DHAME VOTEN ??? Kjo eshte vetem show per ti mare mendjen popullit me rastin e votimeve Jemi te lodhur me shprehjet ka pune Po ska puntore ose ska specialiste HAJDUTI I POPULLIT AHMETAJ DUHET TA PERCAKTOJE ME LIGJ QE TE MOS KETE PAGESA NGA PUNEDHENESIT NEN 250000lek te VJETRA ne muaj DHE ASISTENCE SOCIALE NEN 170000
PërgjigjuSa gjynah Lexuesi dhe ti hakunamatat keni ngelur me mendjen me mendje shume te pa zhvilluar. Kush ka sy ne ball shikon dhe pastaj kupton qe sic thote populli i zoti e shet tellalli s’ e jep. Punedhenesit kane dal te tregojne cfare i pengon ne mbarevajtjen e puneve ju vazhdoni avazin qe nuk ka pune e puna eshte si ne skllaveri. Po sigurisht ndaj kemi ngelur ne kete derexhevse na duket puna skllaveri jo te shtrojme kurrizin qe te krijojm te mira per familjen po bejme gjithe diten llam llam. Punoni a lum medhenj. Pune pune nate e dite ashtu behet shtepia e katandia, dhe ashtu behet dhe vendi jo me llafe. Nuk jam fanse e Edi Rames por per pune asnje nuk e arrin. Dilni shikoni dhe krahasoheni me jo shume po 5-6 vjet me pare. Kush ka sy te shikoje kush ka mendje te kuptoje atehere do merrni vesh punet qe jane bere.
PërgjigjuNje detaj i vogel ka shpetuar: punedhenesit kerkojne punetore me 20000 ne muaj dhe u kerkojne pune si per 60000 ne muaj
PërgjigjuUrrrrrrra,papunesia 0 ne Shqiperi. Tregu i sklleverve gjithnje ka kerkese per madh.