Pas një jave me emocione dhe ndeshje intensive, FIP Platinum Albania uli siparin mbrëmjen e së shtunës në Sheshin Skënderbej me finalet e mëdha të turneut ndërkombëtar të padelit.

Sipas ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, rreth 20 mijë spektatorë ndoqën nga afër këtë aktivitet, ku morën pjesë 150 sportistë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe emra të njohur të renditjes ndërkombëtare, të cilët e shndërruan Tiranën në një skenë të denjë për sportin elitar.

Në finalen e meshkujve, Franco Stupaczuk dhe Mike Yanguas fituan titullin, duke mposhtur çiftin David Gala dhe Enzo Jensen, surpriza e këtij edicioni. Ndërkohë, në garën e femrave, Marina Guinart dhe Veronica Virseda triumfuan ndaj Ale Salazar dhe Ale Alonso, duke siguruar trofeun e parë për këtë vit.

Gonxhja e cilësoi turneun si një sukses për sportin shqiptar dhe promovimin e vendit, duke theksuar se Tirana tregoi se ka kapacitetet për të pritur evente të nivelit të lartë ndërkombëtar. Sipas tij, aktiviteti ndihmon në forcimin e imazhit të Shqipërisë si destinacion sportiv dhe turistik

“  Një maratonë ndeshjesh që nisi më 26 maj, kulmoi mbrëmë në Sheshin Skënderbej me finalet e mëdha të FIP Platinum Albania, duke mbyllur një javë të paharrueshme jo vetëm për padelin, por për të gjithë sportin në tërësi.  Për pesë ditë me radhë, rreth 20 mijë spektatorë ndoqën nga afër emocionet e këtij eventi të jashtëzakonshëm, ku morën pjesë 150 sportistë nga vende të ndryshme të botës dhe ku garuan shumë prej emrave më të spikatur të renditjes ndërkombëtare. Ky turne ishte shumë më tepër se një garë sportive; ishte një mundësi e shkëlqyer për promovimin e vendit tonë, për forcimin e imazhit të Shqipërisë si destinacion turistik e sportiv dhe për të afruar mijëra të rinj me vlerat që përcjell sporti. Jam shumë i lumtur dhe i privilegjuar që gjatë mandatit tim si Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, falë mbështetjes së Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe qeverisë shqiptare, arritëm të organizonim një aktivitet të këtyre përmasave, që e vendosi Shqipërinë në hartën e eventeve më të rëndësishme ndërkombëtare të padelit dhe që do të mbetet një moment i rëndësishëm në historinë e sportit shqiptar” shkroi Gonxhja në Facebook

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Maj, 09:19

    Shqipëria nis mbylljen e kapitujve për anëtarësim, a do realizohet objektivi BE 2030?