Kjo valë arrestimesh ndodhi në qytetin e Antalias dhe kishte si shënjestër 22 studentë të dyshuar për lidhjet me partinë Fronti Revolucionar për Çlirimin e Popullit, që mori përsipër përgjegjësinë e pengmarrjes.
"Prokurori turk, Mehmet Selim Kiraz, i cili hetonte çështjen në lidhje me vdekjen e protestuesit Berkin Elvan u mor peng dje në zyrën e tij në Pallatin e Drejtësisë në Stamboll", njoftoi Anadolu Agency (AA).
Prokurori turk dhe dy personat e armatosur që i përkisnin grupit të ekstremit të majtë dhe të cilët e mbajtën peng prokurorin për disa orë në një Gjykatë në Stamboll, humbën jetën në përfundim të operacionit të ndërmarrë nga policia për lirimin e prokurorit.
