TURQI – Gjykata liron nga akuza më shumë se 200 oficerë të akuzuar për grusht shteti

Gjykata e Stambollit ka shfajësuar sot në mënyrë spektakolare mbi 200 ushtarakë që u akuzuan se kishin bërë komplot në vitin 2003 për të përmbysur qeverinë islamiko-konservatore turke, raportuan mediat vendase.
"Verdikti i gjykatësve që pasoi aktakuzën pas një ndërprerjeje prej disa orësh, u prit me gëzim nga të afërmit e të pandehurve të grumbulluar para gjykatës", sipas agjencisë së lajmeve Dogan.
Procesi i parë gjyqësor, i cili përfshinte 236 persona të çështjes "Balyoz" ("Vareja") përfundoi në shtator të vitit 2012, ku u dënuan me burgim afatgjatë disa nga anëtarët me grada më të larta të ushtrisë turke.
Por, dënimet u anuluan për shkak të mungesës së provave dhe të hapjes së procesit të ri gjyqësor nëntorin e kaluar.
"Koka" e hamendësuar e komplotit, gjenerali Dogan, u dënua me 20 vjet heqje lirie.
Gjatë zhvillimit të procesit, officerët e tij nuk rreshtën së mohuari pjesëmarrjen në komplotin e hamendësuar të vitit 2003 kundër qeverisë së kryeministrit të asaj kohe Recep Tayyip Erdogan, sot president i Turqisë./ atsh/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?