ANKARA, 12 shtator /ATSH-AFP/ - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, u përpoq sot në Ankara të bindë Turqinë, aleate e SHBA-së dhe anëtare e NATO-s, që refuzon të përfshihet ushtarakisht, të mbështesë aktivisht luftën kundër Shtetit Islamik (ISIS).
Shefi armerikan i diplomacisë është në një tur në Lindjen e Mesme për të ngritur një koalicion ndërkombëtar për dobësimin dhe shkatërrimin e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, konform me strategjinë e paraqitur në 10 shtator nga presidenti Obama.
Por Turqia, fqinje e Irakut dhe Sirisë, refuzon të marrë pjesë aktivisht në operacionet ushtarake kundër ultraradikalëve sunitë.
Ankaraja nuk e nënshkroi dje në Xhedah, në Arabinë Saudite, komunikatën e përbashkët të 10 vendeve arabe dhe të SHBA-së për angazhimin ushtarak kundër ISIS-it duke përfshirë këtu, nëse përkeqësohet situata, organizimin e një fushate ushtarake të koordinuar./
/G.S/ a.jor.
/Shqiptarja.com