Turqi, merr fund pengmarrja
vdes prokurori, vriten dy terroristët

STAMBOLL - Pas orë të tëra ka marrë fund pengmarrja e prokurorit Mehmet Selim Kiraz në Turqi, por me pasoja të rënda ku krahas vrasjes së dy terroristëve, ka gjetur vdekjen edhe vetë Prokuori. 

Ka qenë shefi i policisë së Stambollit i cili deklaroi se prokurori  mbajtur peng në ndërtesën e gjykatës për orë të tëra nga dy terroristë, është plagosur rëndë gjatë ndërhyrjes së forcave speciale dhe është operuar në mënyrë urgjente. Nga ana tjetër të dy rrëmbyesit e grupit ekstremist të majtë DHKP-C u vranë nga breshëria e armëve.

Por edhe pas dërgimit të tij me urgjencë në siptal, Prokurori Kiraz nuk ka arritur t'u mbijetojë plagëve të marra duke gjetur vdekjen. Lajmin per vdekjen e tij e ka konfirmuar Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu permes nje postimi ne Twitter. 

Pengmarrja e cila zgjati per ore te tera tronditi Turqinë. Prokurori Kiraz po hetonte ne lidhje me vdekjen e një 15 vjeçari që u qëllua për vdekje gjatë përleshjeve në parkun Gezi në vitin 2013.

Grupi terroristësh bën thirrje për drejtësi për vdekjen e 15 vjeçarit Berkin Elvan i cili gjeti vdekjen në protestat parkut Gezi.

Në një deklaratë të postuar në faqen e internetit halkinsesi.tv, grupi ka dhënë një ultimatum autoriteteve turke ku ka kërkuar që agjenti i cili në 2013 me një kuti gazi lotsjellës goditi Berkin Elvan në kokë, ndërsa shkonte për të blerë bukë, të dilte e të rrëfente të vërtetën drejtpërdrejt.

I riu, tani një simbol i represionit të ashpër kundër të rinjve të Gezi Park, vdiq pas 9 muajsh në një gjendje kome. Grupi gjithashtu bëri thirrje për krijimin e një procesi kundër agjentit që qëlloi Elvan dhe daljen e të gjithë popullit në demostrata në shenjë solidariteti me djalin e vrarë.

Ora 22:20 Ndërron jetë prokurori turk
Prokurori turk, i cili ishte marrë peng nga pjesëtarë të një grupi ekstremist në Stamboll të Turqisë, dhe që u plagos gjatë misionit për lirimin e tij, ka ndërruar jetë. Këtë e ka konfirmuar Ministri i Jashtëm i Turqisë, i cili ka shkruar në Twitter se “prokurori i plagosur ka ndërruar jetë”.

Ora 15:30 Turqi, terroristët sulmojnë gjykatën merret peng prokurori në sallë
Sulm i armatosur në një gjykatë bë Stamboll ku një prokuror është marrë peng. Bëhet fjalë për Mehmet Selim Kiraz, prokurori që drejton hetimet për vrasjen e një 15 vjeçari që u qëllua për vdekje gjatë përleshjeve në parkun Gezi në vitin 2013.

Grupi ekstremist kërkon që të dalë e të flasë publikisht agjenti i policisë që qëlloi mbi adoleshentin. Sipas mediave turke, pengmarrësit i përkasin një grupi të së majtës ekstreme i quajtur Fronti i Partisë për çlirimit të popullit revolucionar.

Po sipas mediave, janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri dhe grupi ekstremist përmes një deklarate të publikuar online kërcënon se do ta vrasë prokurorin nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Në deklaratë janë publikuar disa kërkesa ku mes tyre edhe thirrja që oficerët e policisë që vranë 15 vjecarin të pranojnë krimin brenda orës 15.30 me orën lokale dhe kjo të bëhet drejtpërdrejt në TV.

Ndërkaq forcat speciale të policisë kanë rrethuar pallatin e drejtësise në Stamboll dhe janë gati të ndërhyjnë në katin e 6-të të ndërtesës ku mbahet peng prokurori e cila është evakuar thuajse e gjitha.

Ndërkaq sipas zëvendës prokurorit të përgjithshëm kanë nisur edhe negociatat me pengmarrësit. Adoleshenti Berkin Elvan u qëllua në kokë gjatë përleshjeve të armatosura ndërsa kishte dalë për të blerë bukë. Ai ndërroi jetë pas 9 muaj në gjendje kome dhe tashmë është shndërruar në një simbol të shtypjes së fortë kundër të rinjve në parkun Gezi.

Redaksia Online
(e.c/g.f/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Bora në Kukës, akset nacionale të kalueshme me zinxhirë! Pa drita disa fshatra në zonat e thella

Bora në Kukës, akset nacionale të kalueshme me zinxhirë! Pa drita disa fshatra në zonat e thella