TURQI – Merret peng prokurori i hetimeve për çështjen e një protestuesi të vrarë

Prokurori turk, Mehmet Selim Kiraz, i cili po heton çështjen në lidhje me vdekjen e protestuesit Berkin Elvan u mor peng në zyrën e tij në Pallatin e Drejtësisë në Stamboll, njoftoi Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra, persona të organizatave ilegale pasi janë ngjitur në katin e gjashtë ku ndodhet dhe zyra e prokurorit në Pallatin e Drejtësisë në rajonin Çagllajan të Stambollit dhe, pasi kanë nxjerrë jashtë sekretarin dhe punonjësit e tjerë, kanë marrë peng prokurorin Mehmet Selim Kiraz.
Ekipet e sigurisë pasi kanë tentuar të hapin derën e zyrës, por nga brenda saj janë dëgjuar dy të shtëna me armë.
Kati ku ndodhet zyra e prokurorit është zbrazur dhe janë marrë masa të forta sigurie.
Gjithashtu në vendngjarje janë dërguar ekipet e forcave speciale dhe kundërterrorizmit dhe ekipin negociator i policisë.
Berkin Elvan, pasi u godit nga një kapsulë gazi lotsjellës të lëshuar nga policia gjatë protestave të Parkut Gezi në sheshin Taksim të Stambollit më 16 qershor 2013, humbi jetën pasi ndenji 269 ditë në koma./ atsh/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

2024, një vit zgjedhor që përmbysi partitë në pushtet në shumë vende të botës