Dy gra terroriste u vranë nga policia, gjatë një shkëmbimi zjarri, dje në mbrëmje në një lagje të Stambollit, e konsideruar si vendstrehim i militantëve të ekstremit të majtë dhe kurdë, bënë sot të ditur mediat.

”Policia antiterroriste ka kryer kontrolle në një zonë të fshehtë terroriste në qarkun Gaziosmanpasa.Të dy banoret e një apartamenti kanë qëlluar në drejtim të policisë, të cilët u janë përgjigjur sulmit”, sqaroi agjencia turke e lajmeve, Dogan