STAMBOLL - Policia ka vrarë sot një grua, e cila po sulmonte selinë e policisë në Stamboll, një ditë pas pengmarrjes që përfundoi me vdekjen e dy militantëve dhe një gjykatësi, tha guvernatori i Stambollit.
Me anë të një deklarate, guvernatori Vasip Sahin tha se dy persona kishin hapur zjarr kundër ndërtesës së policisë duke shkaktuar përgjigjen e menjëhershme të policëve në detyrë për ta mbrojtur.
"Një grua, për të cilën dyshohet se është terroriste, u vra gjatë një këtij shkëmbimi zjarri. Ajo kishte një bombë dhe një armë zjarri. Sulmuesi tjetër, i plagosur, arriti të largohej", tha Sahin.
Sipas medias turke, sulmuesi i dytë u ndalua pak më vonë nga forcat e rendit.
"Një polic është plagosur rëndë gjatë këtij shkëmbimi me armë zjarri", tha gjithashtu guvernatori./ATSH/
/Shqiptarja.com