Një 36-vjeçar shqiptar, ka humbur jetën në Stamboll, Turqi pasi i ishte nënshtruar një transplanti flokësh dhe një trajtimi dentar.

Shqiptari Mentor Rama, kishte qëndruar në një hotel në zonën e Sisli-t, pranë klinikës ku bëri transplantin dhe një ditë më vonë, ai iu nënshtrua edhe një procedure dentare, por më pas u rrëzua pa ndjenja në hotel.

Sipas mediave të huaja, 36-vjeçari me shtetësi britanike u dërgua me urgjencë në spitalin Seyrantepe Hamidiye Etfal, po fatkeqësisht humbi jetën.

Pas autopsisë, trupi i tij iu dorëzua familjarëve dhe u kthye në vendlindje, ndërsa autoritetet turke kanë nisur një hetim mbi rastin.