Prokuroria e Stambollit ka firmosur urdhër arreste për 29 efektivë policie në kuadër të operacioneve ndaj "strukturës paralele.
Zyra ndaj Krimit të Organizuar pranë Prokurorisë së Stambollit në kuadër të dosjes "struktura paralele" ka firmosur urdhër arreste kundër 29 efektivëve të policisë turke.
Ndërkohë që urdhrat e arresteve përkojnë për efektivë policie në 20 qytete të ndryshme dhe mes tyre është edhe ish- nën Drejtori i Policisë së Stambollit, Mahir Çakallı dhe ish- Drejtori i Departamentit të Krimeve të Organizuara në Policinë e Stambollit, Nazmi Ardıç.
Ndërkohë që operacioni për ekzekutimin e urdhër arresteve vazhdon ende, thuhet se Çakallı u përjashtua vitin e kaluar nga radhët e policisë për shkelje detyre.
Mbi të dyshuarit rëndojnë akuzat si "spiunazh”, “mashtrim”, “përgjime të paligjshme”, “regjistrimi i të dhënave personale pa të drejtë”, “përpjekje për të penguar punën e qeverisë” si dhe “tentimin për rrëzimin e qeverise së Republikës së Turqisë në detyrë”./AA/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com