Dy persona të armatosur kanë mundur të hynë në një prej selive të Partisë Islamike AKP të Presidentit Turk, Rexhep Taip Erdogan, në Stamboll. Lajmi bëhet me dije nga gazeta “Hurriyet”, sipas të cilës, në një prej dritareve të selisë është shfaqur një flamur turk me një shpatë në mes.

Ndërkohë, forcat speciale të policisë kanë bënë të mundur arrestimin e personit të armatosur që sulmoi selinë e partisë së presidentit Erdogan, AKP. Sipas mediave turke nuk ka pasur të lënduar, por agresori ka thyer xhamat dhe ka kërcënuar se mbante një bombë. 

Sulmi erdhi një ditë pas pengmarrjes së prokurorit turk që përfundoi në tragjedi, nga dy pjesëtarë të grupit të së majtës ekstreme DHKP-C.
Vetëm pak me herët policia turke kishte arrestuar 22 persona, aktivistë të afërt të këtij grupi. Prokurori Mehmet Selim Kiraz, ishte marrë peng nga dy persona që kërkonin drejtësi për vdekjen e adoleshentit Berkin Elvaz, i kthyer në simbol të protestave të mëdha të 2013-tës në Parkun Gezi.



Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)