Turqia ka premtuar të ofrojë më shumë ndihmë indirekte për forcat irakene në luftë kundrë organizatave ekstremiste si xhihadistët islamikë të ISIS.
Ky premtim erdhi gjatë një vizite të ministrit të jashtëm turk Mevlut Çavusoglu në Irak, në përpjekje për përmirësimin e lidhjeve midis 2 vendeve.
“Ne kemi vendosur ta ndihmojmë Irakun. Por ne duhet të luftojmë grupet ekstremiste duke gjetur shkakun dhe mënyrën për ta shkatërruar atë, pasi në të kundërt do të ishte një luftë vetë-mashtruese”, tha Çavusoglu.
Iraku ka apeluar edhe më herët për ndihma humanitare dhe trupa ushtarakë në vijim të luftës së saj kundër ekstremistëve të ISIS të cilët kanë vënë nën kontroll ngastra të mëdha toke ne Siri dhe Irak në vitin 2014.
Ndërsa Çavusoglu u bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të përqëndrohen edhe në grupet e tjera ekstremiste në Irak, jo vetëm në Kobani.
Turqia dhe Iraku kanë patur prej vitesh marrëdhënie të tensionuar gjatë mandatit të kryeministrit iraken Nouri al-Maliki, në ldhje me Sirinë dhe popullsinë kurde në rajon.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com