Turqia presion Shqipërisë: Largoni kreun e KMSH, Skënder Bruçaj

Kërkesat e Turqisë për të larguar mbështetësit e Fehtullah Gylenit janë intensifikuar edhe ndaj Shqipërisë. Ndonëse në Kosovë beteja është më e ashpër dhe Erdogan ka nxehur tonet edhe publikisht, në Shqipëri trysnia e Turqisë po ndjehet mes dy qarqeve të kundërta dhe nën zë.

Po kush janë “gylenistët” shqiptarë?

Një burim diplomatik i tha Report TV se njeriu më i lartë i shënjestruar  është kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj. Nga Turqia, drejtuesi i myslimanëve të Shqipërisë konsiderohet pjesë e organizatës FETO, e cila për Erdoganin është organizatë terroriste.

Burimi i tha Report TV se largimi i kreut të KMSH-së kërkohet më këmbëngulje, por shqetësim ngelet e gjithë situata në KMSH, pasi edhe në kryesinë e Komunitetit, shumica e anëtarëve i përkasin grupimit gylenist.

Skënder Bruçaj shihet si shqetësim nga qeveria e Erdogan për shkak të ndikimit që ka mbi gjithë sistemin fetar në Shqipëri, por jo vetëm kaq. Sipas të dhënave që Ankaraja i ka përcjellë Tiranës, Bruçaj ka vendosur të financojë me paratë e Komunitetit Mysliman një prej shkollave të larta private në Tiranë, pjesë e rrjetit të Fetullah Gylen.

Pikërisht në këtë pikë shqetësimi turk bëhet më i lartë. Sipas të dhënave të siguruara nga burimi diplomatik, presioni tjetër veç kreut të KMSH-së, është në sistemin arsimor. Bëhet fjalë për dy universitete private në pronësi të rrjetit gylenist që operojnë në Tiranë, të cilat për Erdoganin janë pjesë e rrjetit terrorist FETO dhe që qeverisë shqiptare i sinjalizohen si kërcënim për sigurinë.

Përveç tyre, konsiderohen si nën kontroll nga kundërshtari i Erdoganit edhe tre Medrese, ajo e Tiranës, e Korçës dhe e Kavajës që administrohen nga fondacione gyleniste dhe në to punojnë persona që i përkasin këtij rrjeti.

Por ndërkohë “presioni turk” ka shkaktuar disa lëvizje në disa subjekte të konsideruara si gyleniste. Një kolegj i njohur në Shqipëri, ku njerëzit më të pasur e të pushtetshëm të vendit tonë arsimonin fëmijët e tyre, ka kryer disa transaksione financiare.

Pronarët e parë të tyre, të cilët Erdogan i konsideronte pjesë e organizatës terroriste FETO, i kanë shitur aksionet e tyre duke i transferuar në një kompani holandeze. Një spital i rëndësishëm privat në Shqipëri dyshohet të ketë larguar 6 mjekë turq të cilët konsideroheshin si pjesë e rrjetit kundërshtar të Erdoganit.

Gjithashtu, ka ndalur funksionimin një gazetë online e këtij rrjeti, si dhe në pezullim e sipër aktiviteti është edhe një shtëpi botuese, pjesë e grupit gylenist. Një rast i ekspozuar publikisht është ai i 13 tetorit 2017, ku në Ankara u arrestuar profesori shqiptar Mariglen Debrova, si pjesë e organizatës FETO. Për fatin e tij, nuk ka më informacion qysh nga dita e arrestimit.

Ndërkohë Turqia kërkoi ekstradimin si pjesë e këtij grupi të quajtur terrorist, profesorin turk që punonte në Shqipëri Muhammed Aydogmus, por Gjykata e Durrësit kërkoi që procedura e ekstradimit të kryhej në gjendje të lirë. Ky vendim u quajt skandaloz nga ambasada turke në Tiranë, ndërsa më pas shtetasi  Aydogmus u zhduk dhe asgjë nuk u mor vesh më për të.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptar: 08/04/2018 07:40

    Sulltani kerkon kurban. Si perseritet historia. Tani te tregojne shqiptaret nqs jane te mencuar ose budallenj

    Përgjigju
  • Populli: 08/04/2018 07:37

    Gjylenistet e treguane se cfar deshen te benin ne Turqi ky rrjet duhet zhdukur kush do qofshin ata

    Përgjigju
    • Mali: 08/04/2018 12:17

      Grushti i shtetit ne turqi duhet pare me nje vemendje tjeter ne kontekstin e Turqise. Nuk eshte hera e pare qe ndodh nhe grusht sheti ne turqi. Cili ka qene rroli i forcave te armatosura ne Turqi nga viti 1923? Se dyti-perse jane burgosur me shume se dyqind gazetae ne turqi? Gazetaret tranmetojne lajmin dhe nuk bejne politike ne favor te erdogan!

  • Mali: 08/04/2018 07:27

    Mos humbni kohe me Turqit. Turqia po shkon pas. Turqia ka ecur perpara fale politikave dhe modelit te Ataturkut. Nuk do te vonoje dhe te gjithe turqit do te ngrigen kunder Erdogan. Edhe atehere Erdigani do te bertase Guleniste.

    Përgjigju
  • Petrefi: 08/04/2018 01:29

    O Putin o Erdogan Shqiptarve ja rruani te tane.

    Përgjigju
  • [email protected]: 07/04/2018 22:36

    Lindore te ndyre. osmane te mbetir osmane barbare. T'i hani mune Shqiperise europiane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat