1769612234_hakanfidan.jpeg

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan i ka kërkuar presidentit amerikan, Donald Trump të mos e sulmojë Iranin, por të rifillojnë bisedimet për armët bërthamore.

Fidan sugjeron që të dy vendet duhet të rifillojnë dialogun dhe të shmangin një konfrontim ushtarak.

"Është gabim të sulmosh Iranin. Është gabim të fillosh luftën përsëri. Irani është gati të negociojë përsëri për armët bërthamore", tha ai për Al Jazeera.

Diskutimet që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për paqen bërthamore kanë bërë pak përparim dhe u ndalën kur SHBA-të bllokuan objektet bërthamore të Iranit qershorin e kaluar.


Lajmi kryesor:

'Koha po mbaron', Trump paralajmëron Iranin: Bëni marrëveshje ose do të përballeni me një sulm shumë më të keq!